• |
ide | kryesore

I jep fund beqarisë Karlie Kloss

Paparazzi, Slider



Tre muaj pasi u fejuan, supermodelja e njohur Karlie Kloss dhe Joshua Kushner kurorëzuan dashurinë në një martesën ditën e djeshme. Ceremonia u organizua në fshehtësi të plotë në New York dhe kishte më pak se 80 të ftuar. E gjitha ishte sipas stilit hebre.

“Dasma ishte intime dhe emocionuese. Çifti ishte i mbushur me lumturi.”- ka treguar për PEOPLE një ndër miqtë e ftuar në dasëm.

Fustani i markës Dior ishte me mëngë të gjata dhe pjesa e sipërme me dantellë. Kushner i ka propozuar përpara disa kohësh me një unazë diamanti, të cilën Karlie e shpërndau në rrjetet sociale duke e shoqëruar me fjalët:

“Të dua më shumë sesa fjalët mund ta shprehin. Josh, ti je miku im më i mirë dhe shpirti im binjak. Mezi po pres për “përgjithmonë bashkë.” Po, edhe një mijë herë të tjera.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *