• |
ide | kryesore

Kristen Bell, kundër filmave vizatimorë

Paparazzi, Slider



Ajo është shprehur se është e shqetësuar duke qënë nënë e dy vajzave të vogla pasi historia e Borëbardhës është duke i dhënë një mesazh të gabuar fëmijëve.

“Nuk mendoni se është e çuditshme që Borëbardha nuk e pyeti shtrigën pse duhet ta hante mollën? Apo ku e gjeti mollën?- pyet Kristen vajzat e saj sa herë që lexojë historinë e princesësh të Disney- “Unë kurrë nuk do merrja ushqime nga një i huaj, as ju nuk duhet.”

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje te fansat e aktores është fakti që ajo mendon gjithashtu se historia e dashurisë të Borbardhës nuk është bërë siç duhet. “Sa e çuditshme që princi e puth Borëbardhën pa lejen e saj? Sepse ju nuk mund të puthni dikë ndërkohë që fle gjumë.”- shton ylli i “Frozen”.

Pavarësisht se ajo po përpiqet të thotë gjënë e duhur për fëmijët e saj por edhe për fansat e vegjël që e kanë adhuruar për rolin e princeshë Annës, shumë përdorues të rrejtit social Twitter duket se nuk e kanë pritur mirë këtë deklaratë të aktores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *