• |
ide | kryesore

Bizneset e basteve organizohen në protestë kundër propozimit të Ramës

Lajme, Të fundit



Shoqatat e basteve sportive dhe lojerave të fatit do të protestojnë ditën e martë në ora 10:00 pranë zyrave të kuvendit përballë kryeministrisë, kundër projektligjit që mbyll këto pika më 31 dhjetor.

Njoftimi: 

Punonjes! Bashkepunetor! Pronare! Qeradhenes dhe biznese mbeshtetse! Ditene e marte ora 10:00 PROTESTE prane zyrave te kuvendit perballe kryemisnistrise. Mijera njerez pa pune pa ju dhene asnje lloj shansi apo kohe! TE NDRYSHOHET PROJEKTLIGJI QE NA HEDH NE RRUGE! Familjet, shoqeri e miqesi, kushdo qe ndan me ju kete shqetesim: O REAGOJME TE MARTEN ORA 10:00, ose pranojme gishtin e mesit te KM!



7 Comments

  1. Jam plotesisht dakord per mbylljen e pikave te eurobasteve dhe lojrave te fatit Por te mbylljes dhe jo te zh’vendosjes te tyre neper qendrat dhe rezidencat apo hotelet me 5 yje sepse kjo nuk eshte mbyllje por perqendrim te ketij biznesi ne doren e nje personi aop ortakerise tyre qe mund te jete nga shpura e ketyre grabitesve prane qeverise -Edvin skizofrenit me gjithe shpuren e tij.

  2. Kur dalin ne protest do te shifhni qe nuk jane kriminel por njerez qe ushqejne familjet e bejne biznes te rregullt

  3. Nuk e kuptoj cfare po ndodh ne shqiperi kur shteti te lejon te hapesh nje biznes e pastaj thot mbylle!!!

  4. Qytetar qe do te mbaj veten dhe familjen dhe jo te vjedhi ose vrasi thotë:

    Nuk nxirren 20.000 qytetar ne rruge se do kryeministri te mbylli 1 ose 2 kompani qe kan kriminelet. Te gjithe ne protest ta kuptoj ca demi po ju ben njerzve ?

  5. Ore dakort qe i mbyll po keta njerez nga do shkojne se nqs kane familje qirara kredira cfare do bejne???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *