• |
ide | kryesore

Si ranë në pranga brenda ditës dy ish-deputetët e Edi Ramës

Kryesore, Lajme



Kanë qenë përgjimet e një grupi kriminal që trafikonte lëndë të forta narkotike që ka çuar në pranga edhe dy deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Lapsi.al mësoi se nga përgjimet e këtij grupi kriminal është vënë re se Çuko merrte nga 1500 deri në 2000 euro për të transferuar apo për të dhënë leje për të burgosur të ndryshëm kur mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Nga këto përgjime u zbulua gjithashtu edhe roli i deputetit të Lezhës, Arben Ndoka. Arrestimi i tij u bë si pjesë e operacionit “Hipoteka” i akuzuar për tjetërsimin e disa pronave në plazhin e Tales dhe Ranës së Hedhun. Ndoka ka ushtruar presion të paligjshëm për të tjetërsuar pronësinë e këtyre pronave.

Në bazë të një informacioni që shpërndau policia e shtetit ditën e shtunë u njoftua se janë proceduar penalisht 11 shtetas (ish-punonjës në ZVRPP Kurbin dhe qytetarë përfitues toke), për falsifikime dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale , duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 68120 m2.

Përveç Ndokës janë arrestuar edhe 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg”, janë shpallur në kërkim 2 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg ” , janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe janë kryer veprimet për 2 të tjerë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. ©LAPSI.al



21 Comments

  1. S po marim vesh me, se me ke eshte kjo prokurori? Dilni dhe shani prokurorin tani. Arta marku bjeru ne koke te gjithve mos shiko as majtas e as djathtas. Kush mendon se kryeprokuroren e vun socialistet, shikon endrra me hakmarrje. Dihet se kush e zgjodhi kryeprokuroren, dhe ata nuk duan tia din per majtas dhe djathtas.

  2. Po ju si laps dhe saliu me lulin nuk pushoni duke shpifur qe rama ka kapur prokurorine,kjo tregon dashakeqesine qe keni ju per institucionet,por me punen e tyre po tregojne lavarsi e tij nen mbikqyrjen amerikane.tani vazhdoni te shpifni te justifikoni financimet e familjes berisha,ruse e sefundmi dhe greke.

    1. Me ke ishte prokuroria kur u pushkatuan Koci Xoxe, Liri Gega, Dali Ndreu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Cako, Abdyl Kellezi, Kadri Hazbiu, Fecor Shehu e dhjetra te tjere qe kishin poste nga me te lartat; ish-kryeminister, ish-anetare te byrose politike, ish-ministra dhe disa qindra te tjere komuniste te vjeter qe mbanin poste shume larta? Revolucioni ha bijte e vet o gjytyrym i Ripjerdhjes, dhe ka nevoje per armiq qe te mbijetoje. Se dinte Edi Rama se cfare monstrash ishin keta? Po ku merr vesh ti, te ka lavazhuar Edi Rama trurin me klor qe kelysh.

  3. Mafia ne pushttet.
    Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,
    Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luiza Xhuvani,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,
    Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla…..Edi Rama,Erion Veliaj….

    1. O zigurr qorri. Po thuaj nje fjal te mire per prokurorin dhe policin. Apo nuk te interson, se kur te fillojn te bien ne rrjet peshqit blu do fillosh ti shash e te pellasesh per komplote kunder opozites. A MOR ZIGURR QORRI njeri i peshtir dhe me shume fityra.

  4. Tomi, me fal qe po te flas keshtu, po me duket se nuk shikon me larg se sa hunda. Ne ate kohe qe thua ti ishin prokuroret e rusve kinezve dhe dulles qe na ra per pjes. Sot je ne kontrollin e dikujt qe eshte komplet ndyshe nga ata qe na drejtoni para 30 vitesh. Dhe mos degjo me perralla me komunista dhe sigurimsa, keto prralla i tregojn ata qe nuk kan me argumenta qe te vijn ne pushtet. Si thua ti, te ishte akoma rreziku komunist ne shqiperi, do kishe shansin te futeshe ne nato, kaq budallenj i di perendimoret. E ke iden se cfar kontrolli behet ne cdo qeliz te shtetit dhe shoqeris qe te futesh ne grupin ushtarak me te madh ne bot.

  5. Ujqerit qimen nderrojne por zakonin nuk e harrojne .U nderrua sitemi nga komunist ne ate kapitalist dhe jo njerzit qe jane ne pushtet, qe jane pjella e tyre .Nuk eshte argument ai qe na tregon ti qe nuk te futnin perendimoret ne NATO-.Ata e dine se me nderrimin e sistemeve kadale nje klse tjeter politike ata nuk e dine se pjella e komunisteve qe ardhen ne pushtet me mashtrime e vjedhje votash jane me te poshter se baballaret e tyre .

    1. Mos shpenzo kohe dhe nerva kot. Bijte e baballareve qe i vendosi ministra e kryetare bashkie apo deputet si ky nipi i Loqes Shenka, apo ambasadore nuk i sheh; sepse nese une nuk shikoj me larg se hunda ime, ky per bijte e baballareve i nxjerr syte fare. Thjesht nuk ja vlen.

    2. Jo ata nuk e din, ti e di. Beju nje favor te pakten, tregoju ti se kush jan. Qenke dhe bole pervecse sy lesh o tomi.

  6. O popull keta qe arestohen jane te pa dobishem.per rilindjen leruni kohe se koha tregon fyturen e vertete dhe idete djallzore ps pd lsi etj. Jane klane mafioze qe shtiren si bamires gjykohini per cdo veprim qe kan bere ne te shkuaren dhe do shikoni fytyren e vertete posht interesat personale roft populli shiptare.

  7. Ky eshte pergjuar qe ne Gusht kur dhe e shkarkuan, perse u arrestua tani, ndersa per Ndoken kishte kohe qe dihej qe ka tjetersu prona

  8. Feste ne Lezhe sonte. Ky ish bodyguardi i Sali Berishes, ish-deputeti socialist, kriminel gjithe kohes, meriton pushkatim jo burg.

  9. Rama I shiti, vetem te jape pershtypjen qe po denon dike…Peshqit e vegjel do shkojne nje muaj ne burg..Pa derman, keta futen ne burg dhe vellezerit mbeten ne pozicione shteterore…

  10. Kjo eshte nje facade e neveritshme e prokurorise dhe e Partise.Ndoka she Cuko Jane te bere lanet nga Partia nga halli dhe Jo nga parimet.Per te theme se kush jemi Ne,prokuroria dhe Partia,arrestojne dy te rene po Jo ata qe Jane Ne kembe.

  11. O qelbësit e rilindjes mos u gëzoni se rilindja jo vetëm nuk ka dënuar ndonjë të fortë, por edhe kur ata janë denoncuar nga Berisha dhe që më vonë rezultuan denoncime të vërteta asnjë nuk u hetua, por përkundrazi u mbrojtën personalisht nga edvin drogasepse vetë ai i kishte përzgjedhur për deputetë, kryetarë bashkish e tj si psh: Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,
    Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luiza Xhuvani,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,
    Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla, biles jo vetëm nuk i dënon, por at që kishin qenë të dënuar i liroi si psh lul berisha.

  12. Historike !!!!!!!!!! Shteti po vepron.Po po,shteti po vepron ndaj kermave te korrupsionit po Jo ndaj tigrave te korrupsionit.Po Ndoka dhe Cuko,Roshi dhe Prenga,Tahiri e Cyrbja etj.etj.nuk u bene te tille sot mor kriminele,te tille ata kane qene qe Ne fetus.E kete fakt e Kane dite jo vetem lezhjanet,kavajsit,durrsaket apo lushnjaret.Jo keto fakte I Kane dite edhe zelandezet e kilianet,vetem Edi Rama nuk I ka dite qe keta Jane kriminele e I beri funksionare te larte.Ajo e mbremshmja ishte nje estrade koprativash,Ku Ne ate kohe qeshnim me idjotesite e estrades e Jo me humorin e Saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *