• |
ide | kryesore

Superiore/ Partizani e Skënderbeu në kërkim të shkëputjes

Sport



Fitorja e Kukësit një ditë më parë e ka bërë të detyrueshme tashmë suksesin edhe për Partizanin e Skënderbeun, që ndjejnë presionin e veri lindorëve, për më tepër që javën e ardhshme është edhe përplasja direkte për kreun.

Partizani vjen nga një moment shumë i mirë forme, por tekniku Skënder Gega është i shqetësuar për faktin se ndërprerja e kampionatit për shkak të impenjimeve të kombëtares mund të ndikojë për keq tek të tijtë. Kundër Luftëtarit (ora 17.00) nuk do të jetë aspak e lehtë. Të kuqtë duan të hakmerren për 5-0 e vitit të shkuar, por ndërkohë gjirokastritët kanë rikuperuar një lojtar të rëndësishëm si Eduard Rroca.

Skënderbeu është i pari që do të zbresë në fushë për ndeshjet e të dielës (ora 14.00). Kundër Kamzës do të jetë një ndeshje delikate, por jo e pakalueshme për skuadrën e Shehit. Korcarët me 17 pikë, janë vetëm dy distanca larg Partizanit të vendit të parë dhe nuk duan që kjo distancë parakalimi të ndryshojë, të paktën deri në sfidën direkte të javës së ardhshme.

Java e 9 e Superiores do të mbyllet të hënën me ndeshjen mes Flamurtarit dhe Tiranës, në orën 18.00 në stadiumin e Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *