• |
ide | kryesore

Të rinjtë nxjerrin armët gjatë sherrit, plagoset 20-vjeçari në Burrel

Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçari ka mbetur i plagosur aksidentalisht në Burrel, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit.

 

“Gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin,” njofton policia.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *