• |
ide | kryesore

Video virale / Sarri fshin hundët tek pallto e Mourinhos

Sport, Video



Pas një finale ndeshje të ndezur në Stamford Bridge mes Chelsea e Manchester United, dukej se u vendos paqja tek dy trajnerët Maurizo Sarri e Jose Mourinho. Barazimi i Barkley, me festimin e asistentit të Sarrit para fytyrës së Mourinhos shkaktoi një incident që përfshiu të dy pankinat. Por sherri zgjati pak, sepse Sarri mori në dorë situatën duke qetësuar portugezin dhe duke e bërë asistentin e tij të kërkonte falje.

Deri këtu një xhest i bukur i italianit, por pas asaj që kanë publikuar The Sun e Mirror gjërat nuk mund të jenë më si më parë mes Sarrit dhe Mourinhos. Sipas videos së shfaqur, tekniku i Chelsea ka pastruar hundët …në pallton e Mourinhos.

Video është bërë virale dhe imazhet e saj janë komentuar në rrjetet sociale. “Kur mendon se nuk mund ta duash Sarri më shumë se kaq, ai pastron hundët tek Mourinho”, shkruan dikush. Sigurisht që nëse është vërtetë si duket në pamjet filmike, nuk është dicka e bukur: “Chelsea ka treguar mungesë respekti ndaj Josè, Sarri arriti deri tek pastrimi i hundëve në pallton e tij. Vërtetë një gjest pa klas, Mou do të hakmerret”.

Mund të jetë edhe kështu. Por ndërkohë, përplasja mes Special One e Sarri vazhdon edhe ditën pas ndeshjes. Gjë që pritej duke patur parasysh staturën dhe karakterin e dy protagonistëve, vetëm se ndonjëherë realiteti…e kalon imagjinatën!




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *