• |
ide | kryesore

Vrasja në bllok/ Pse u arrestua pronari i lokalit Redi Popesku

Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit “Monopol” ku ndodhi vrasja e 4 tetorit në qendër të ish-bllokut në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Por gazetari Flamur Vezaj thotë se ndaj Popeskut fillimisht jane ngritur dyshime per akuzat e “vrasjes” dhe “deklarimit te rreme” pasi jane zbuluar prova qe e implikojne ate në ngjarje.

Në një postim të tij në Facebook, Vezaj thotë se prokurorët kanë dyshme se Popescu përvec se nuk ka treguar të vërteten e ngjarjes, shkakun, emrat e personave te perfshire, dyshohet se ka favorizuar Ervis Martinajn, ka fshehur armet dhe me e rendesishmja eshte se jane siguruar prova se eshte perfshire ne ngjarje!

Sipas gazetarit në hetime është përfshirë vetë Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu duke ndjekur nga afer mbarvajtjen e hetimit dhe perfundimin e akt-ekspertimeve laboratorike pas zerave se disa drejtues te Policise te Tiranes dhe ish-zyrtar te policise po tentojne te manipulojne e prishin provat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *