• |
ide | kryesore

Arti i së mundshmes: Internet of Things (IoT)

F1, Planet



Internet of Things (IoT) po ndryshon botën rreth nesh. Miliarda pajisje në të gjithë botën ndërveprojnë sot, duke ndikuar në zhvillimin e shumë sektorëve të biznesit dhe jo vetëm. Për këtë ritëm të shpejtë të ndryshimeve në teknologji u fol në Kongresin Botëror të IoT Solutions, i cili u zhvillua në Barcelonë në datat 16-18 tetor. Në kongres u paraqitën zgjidhje të ndryshme efiçente falë teknologjisë IoT, u zhvillua forumi mbi Inteligjencën Artificiale dhe sfidat e blockchain. Pjesë e kongresit ishte edhe Vodafone, që paraqiti 19 demo të ndryshme të shërbimeve IoT që Vodafone ka nisur të aplikoj në vendet ku operon. Pesë prej këtyre shërbimeve që u demonstruan në Kongresin Botëror të IoT po i rendisim këtu, si një dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjë teknologjia e së ardhmes, drejt të cilës jemi më afër se kurrë.

Falë IoT, të gjesh vend parkimi është më e thjeshtë!

Në Britaninë e Madhe një shofer harxhon mesatarisht katër ditë në vit për të gjetur parkim. Bëni llogari sa ditë harxhon një shofer shqiptar! Por aplikacionet e Vodafone-it për parkimin i japin fund këtij stresi, falë një gërshetimi të përsosur të sensorëve Vodafone Automotive që mundësojnë një komunikim në kohë reale midis miliona makinave e infrastrukturave urbane të ndërlidhura në rrjet.

Flini mendjen, godinat i ruan aplikacioni!

Zhvillimi i teknologjisë mundëson vitet e fundit siguri më të lartë për pronat e paluajtshme. Për shembull, Vodafone Building Surveillance, ofron një shërbim për të kontrolluar ndërtesat në largësi. Sistemi është i lehtë për t’u instaluar dhe punon me kamerat ekzistuese të objektit, pa qenë nevoja për një investim ekstra.

Ndërlidhja e njerëzve me pajisjet

V-Home ndërthur platformën “SmartThings” të Samsungut me “V by Vodafone”, duke iu ofruar konsumatorëve një sistem të thjeshtë, por të fuqishëm, për sigurimin e shtëpisë. Koncepti “Smart Home” ndërlidh një sërë pajisjesh si kamerat e sigurisë, detektorët e tymit të duhanit, sensorët për rrjedhjen e ujit, ndriçimit dhe ngrohjes etj.

Shijo frytet e teknologjisë dhe natyrës!

IoT po ecën me ritme të shpejta në një kohë kur bujqësia po fuqizohet falë teknologjisë. Paketa “Sensing4Farming” nga Vodafone bën bashkë inteligjencën artificiale me teknologjinë satelitore, për të rritur rendimentin e pakësuar humbjet. Falë teknologjisë IoT dihet me saktësi për mënyrën dhe sasinë e përdorimit të fertilizuesëve, për shembull, apo kohës së përsosur për vjeljen e prodhimit. Kjo teknologji është testuar me sukses në një vreshtë në Spanjë.

Etiketat dixhitale përmirësojnë gjurmueshmërinë e produktit

Sektori i shitjeve me pakicë mbështetet përherë e më shumë tek teknologjia IoT për një kontroll, gjurmueshmëri, identifikim dhe vendndodhje më të saktë të produktit. DDTAGS, për shembull, ndryshe nga bar code-t klasikë mund të lexohet nga 12 metra larg e nga një sërë këndesh.

Etiketat lexohen pavarësisht nga niveli i dritës, falë algoritmit të përsosur të partnerëve si Neosistec.

Vodafone Group eshte kompania celulare lider botëror në risitë teknologjike. Me prezencë edhe në tregun shqiptar, Vodafone është gjithmonë pioner i këtyre risive edhe në Shqipëri. Rrugëtimi drejt rrjetit të së ardhmes tashmë ka nisur me Vodafone. Së shpejti, shërbimet e lartpërmendura dhe shumë të tjera do të jenë pjesë e përditshmërisë sonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *