• |
ide | kryesore

Avokati i Lul Berishës: Kontrolli në shtëpinë e tij, i paligjshëm

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Lul Berishës, avokati i tij ka reaguar për News 24.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë, gazetarja Klodiana Lalau shpreh se kishte arritur të komunikojë me avokatin e Berishës, Detar Hysi i cili e ka quajtur të paligjshëm ‘bastisjen e policisë’.

Hysi është kontaktuar nga familjarët e Lul Berishës të cilët të shqetësuar pretendojnë se policia ka mësyrë dhe ushtruar kontroll në banesën e tij në Durrës.

Avokati thotë se policia nuk ka pasur mandat për të ushtruar kontroll. Po ndërkohë nuk jep detaje për vendndodhjen e klientit të tij.

Sipas informacioneve nga Prokuroria dhe Policia ai mund të ketë ikur jashtë vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *