• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr foton: Rama dhe Dako janë të lidhur me bandën e Avdylajve të Shijakut

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto në emisionin “Open” në TCH që sipas tij faktojnë lidhjet e trafikantëve të drogës Avdulajve të Shijakut me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se klani “Avdyli” është shumë i fuqishëm dhe është angazhuar fuqimisht në zgjedhje për PS-në. Sipas Berishës, në 2016-ën është hapur një çështje në prokurori që lidhte Avdylajt dhe Dakon, por tashmë organi i akuzës e ka hequr emrin e kryebashkiakut socialist.

“Ka një çështje penale me numër 139 të vitit 2016 ku klani “Avdyli” bashkë me Vangjush Dakon është në ndjekje të vazhdueshme. Është hapur çështje penale në 2016-ën për trafik droge dhe vjedhje votash.

Çfarë ndodhi? U shpëtua Gjushi dhe u arrestuan Avdylët. Lidhjet e Avdylëve shkojnë deri te Edi Rama. Ja ku e keni foton e Ramës me Avdylët. Ka video dhe foto të lidhjeve të Ramës me Avdylët dhe Bajrët.

Gjushi me urdhër të Avdylëve ka emëruar inspektorin e mjedisit për Durrësin. Ka emëruar një Edlir Cerri. Ky është emëruar në kundërshtim me ligjin ndërsa ka një vëlla trafikant në Gjermani. Këta kanë emëruar drejtor AKU-je, inspektoratin e ndërtimit të qytetit” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po te vjen fundi o pjellë serbe.Do ikesh si i çmendur nga kjo bote.Ne vend qe te ruash familjen o i rrjedhur ,merresh me video dhe fotografi.Pthuuu qelbesire e poshter,atje ku te dhemb don zoti,tek femijet.

    1. E para e punës ore kapedan, nga na e nxore Berishën “serb” ? Nuk është takuar Berisha asnjëherë me ndonjë kryeministër serb e është Edi Rama që e ka deklaruar veten mik të Vuçiçit, pasi i kishte dhënë dikur çelësat e Tiranës, një këngëtari serb, idhtar i tërbuar i Millosheviçit.
      Në kohën kur i gjithë opinioni publik merret me një kryeministër të diskretituar të cilit i kërkon që të ikë nga pushteti, ti i thua Berishës që “të ikë”.
      O karafil nga mëndja !
      Po ku paske qenë këto 6 vite se Berisha “i ikur” nga pushteti është që në vitin 2013 ?

      1. Vetem nje i lajthitur mendon se Berisha ka ikur. Per mua ai do iki kur ta fusin ne burg ose ne çmendi.Sheqerka e ka ngjizur me Karaxhiçin kete Saliviçin tone.Kot pyeteni njehere e ka dorezuar testen e partise.

  2. Paskemi dhe nje” kapedan” ne partine tone ike ore tutje se partia tone i ka te tere morracake dhe frikacake nderroje emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *