• |
ide | kryesore

Çmenduri në basketboll: Grusht në fytyrë kundërshtarit, se bëri zhytje në kosh

Sport, Video



Ka përfunduar me një zgjidhje kontrate të menjëhershme agresioni i pabesueshëm i David Samuels ndaj kundërshtarit të tij Erwin Zulic, gjatë ndeshjes së kampionatit të basketbollit në Austri, mes Kapfenberg e Wels. Pasi pësoi një zhytje në fraksionin e katërt të lojës, amerikani reagoi dhunshëm, duke e goditur me grusht në fytyrë. Një gjest i shëmtuar antisportiv, që i kushtoi basketbollistit përjashtimin në fushë dhe vendin në skuadër. Në fund të garës, klubi vendosi ta largojë menjëherë Samuels, duke i zgjidhur kontratën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *