• |
ide | kryesore

Dosja Dako/ A është përgjuar kryebashkiaku nga gjermanët?

Arkiva, Kryesore

Si gjithmonë kur ka skandale të mëdha e vërteta mbetet në mes mes asaj që pretendon Basha dhe asaj që thotë Rama. Kështu ka ndodhur edhe me operacionin e arrestimeve të trafikut të drogës në Shijak. Kreu i PD-së doli sot për të thënë se e gjitha është organizuar për të mbrojtur peshkun e madh, kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Donika Prela është caktuar me këtë dosje për ta shkatërruar atë”, këmbënguli ai. Por përgjigjja e Ramës në Twitter qe e menjëhershme: “Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!” 

Po si qëndron e vërteta mes këtyre pozicioneve diametralisht të kundërta? 

Prokuroria njoftoi sot se hetimi për këtë grup kriminal ka dy vite që zhvillohet. Po prej dy vjetësh edhe opozita, herë në kanale të fshehta dhe herë publikisht pretendon se shërbime të huaja, ose më saktë gjermanët e KFOR-it Kosovar, kanë kapur në përgjimet e tyre kreun e Bashkisë së Durrësit. 

Po kur ndodhi ky aksion? 

Ai shpërtheu menjëherë pas mbërritjes në Tiranë të Drejtorit të Përgjithshëm të policië gjermane dhe hetuesit të antikrimit Dieter Roman. Menjëherë pas takimeve me ta, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, paralajmëroi goditje të forta që ndodhën me kapjen e laboratorit të kokainës në Has dhe me fletë-arrestet për 44 të dyshuar. 

Pra, dyshimet që hedh opozita për Vangjush Dakon përputhen edhe me përiudhën kohore të hetimit, edhe me pistën gjermane të tij. Ato behen edhe me ta forta kur kujtohet se gjatë kësaj kohe ambasada e SHBA njoftoi se i ka refuzuar në nëntor të vitit 2017 vizën amerikane Vangjush Dakos. 

Lexo me tej:

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane

BIRN/ Skandali i kërkesës së Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës

Por, më e fortë se ato del një kundërpyetje tjetër: Po nëse nga pas janë gjermanët, a është e mundur që të manipulohen edhe ata? Ç’interes mund të kishte Republika Federale Gjermane të shpëtonte njeriun që udhëton me çarterin e Edi Ramës? 

Kjo pyetje e bën versionin e opozitës më pak të besueshëm. 

Ai mund të qëndrojë vetëm nëse mendohet se pas gjithë kësaj afere qëndron një “deal”, politik, si ai që kemi parë në serialin “Narcos”, apo si ai që Rama bëri me diplomatët e huaj kur i kërkuan largimin e Tahirit si ministër. Pra, pala shqiptare është treguar e gatshme të zbatojë operacionin për shpartallimin e grupit të trafikantëve, por ka vënë një kusht, ‘ruajtjen” e figurave që e dëmtojnë politikisht qeverinë. Në raste paktesh të tilla të dyja palët fitojnë: të huajt shkatërrojnë rrejtin që u çon “mallin në vendin e tyre” ndërsa vendasit shmangin skandalin kundrejt premtimit që do e eleminojnë nga jeta publike njeriun e tyre të përfshirë në kët rrjet. 

Marrëveshje të tilla janë të njohura? Po a ka funksionuar kështu edhe në rastin e Vangjush Dakos? 

Ndoshta. Megjithëse në lojë mund të jetë edhe një pistë tjetër. Që Dako të figurojë në përgjimet gjermane, ashtu sikurse përflitet, por që për të mos ekzistojnë prova të përfshirjes në krim.

©Lapsi.al 

9 Comments

  1. Gjushi ka leke plot. Ska nevoje per trafik droge per te bo leke. Por ka nevoje per vota. Sikurse Rama ka nevoje per bandat. Dhe bandat kane nevoje per te pastruar para me lavatricet e Gjushit, betoni dhe lejet e ndertimit.

    Kjo nevoje lidh Gjushin me Bandat.

    Si gjithmone ne filmat Mafioze, ka nje kryetar Bashkie, Nje Biznesement dhe Mafiozet. Dhe Politikanet e larte ne Kryeqytet, Kryeministri dhe Kuvend

    Sicily by Rama –

  2. lapsi e dhjet fare me ket shkrim.koka e krimit esht gramoz ruqi,trupi esht xhafa kembet jan rama e balla tjeret jan krymba ,si dako,balili,sajmiri,ndoka e rosha dhe shum te tjer.sekretaresh kan negjmijen e xhylahmetin me diplom dihet.

  3. Luli mos harro vin martinin,se banda e shijakut dhe hasi kane mbeshtetjen e PD prandaj eshte merzitur korleone sali,para te madhe kane levizur keta kodosher per familjen berisha,bosi i arrestuar ne gjermani ka filluar te flase me emra konkret,prandaj gjermani takoj xhafen,kujdes lul

  4. Por jo more te dashur injorante te Lapsit dhe Andi Kapo-Bushati! Keta kane bere aq pare sa kane blere edhe prokurrine e dhe Gjermanet?! Asgje nuk eshte e pamundur per idiotin Andi me pseudonimin “zonjusha me syte blu”!

  5. Po ty nuk te kane blere akoma keta,por ti je i blere nga zeni qe ushqehet me luge floriri dhe ju zgjepsave ju fut nga nje kastravec ne bythe

  6. Seç duhet ye beje me shme ljo bande hajdutesh e tradhtaresh qe po varrosin kete vend, vetem qelbesirat e opoziçkes e dijne. Edhe njerezit: Jane te paguar edhe keta muter me parate e vjedhura.

  7. Mere vete kastravecin dhe fute ne bythe ti luci mos prit zenin se ai po fejohet me karminen dhe po han me luge floriri

  8. “E vërteta ndahet më dysh midis atyre që thotë Basha e atyre që thotë Rama, lexoj të thuhet në këtë shkrim.
    Ndërkaq Basha në akuzën e tij për Dakon, mbështetet në disa fakte të nisura në prokurori për te edhe nga përgjimet e fakteve që kanë grumbulluar disa prokurorë që Rama i largoi nga detyra.
    Kurse Rama “të vërtetën” e tij e mbështet me mënyrën banale të të shprehurit në publik :
    “Shpif shpif se lirohesh” që cilido shqiptar e lexon “pirdh pirdh se lirohesh”, pa qenë në gjendje të gjejë asnjë fakt për të kundërshtuar akuzat e opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu