• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ Zbulohet kush e kontrollonte laboratorin e heroinës në Has

Lajme, Të fundit



Koka e grupit kriminal që ngriti një laborator të prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit është një person i njohur i zonës që paratë i ka investuar në hotele dhe restorante.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se është shpallur në kërkim A.Hoxha, një person nga Kruja që ka disa investime në zonën pranë Rinasit, si hotele dhe restorante.

Nga provat që ka mbledhur deri tani grupi hetimor, referuar edhe dëshmisë së të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim A.Hoxhën prej disa ditësh bashkë me disa shtetas turq.

Hoxha dyshohet se është larguar nga Shqipëria e për këtë arsye është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mbeten në kërkim dy turq, ndërsa një i tretë u arrestua mbrëmjen e së dielës.

Në Brenog të Hasit u sekuestruan mbi 200 kilogram substanca narkotike, rreth 100 kilogram heroinë dhe mbi 100 kilogram përzierës. Mbeten të arrestuar 5 punëtorët, banorë të fshatit Brenog por ende nuk janë kapur organizatorët e trafikut dhe ideatorët e laboratorit.



3 Comments

  1. kokainen,heroinen,kanabisin,trafikimin e te miturve shqiptare,femrave,prostitucionin,vrasjet,grabitjet i drejton qelbesira dhjerje e stalinit edvin rama me zagarin balla.boset e vertet jan nexhmije hogja me te bijet,spartak braho,gramoz ruqi,fatmir xhafa dhe fatos klosi.ter te tjeret jan vetem trafikant.me kaq miljarda drog jo qe blen vetem qen kinez si lu,e serb si vllahutin,rumun si boshtinaru,e macavei por edhe mafioz si mogerini e soreca,koqijanqiq e kukan qe edhe ashtu dojn ta zhdukin kosov e serbi.ju han palla shum kinezve e serbve per shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *