• |
ide | kryesore

Federata Italiane e Futbollit ka një president të ri

Sport



Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (Figc), është zgjedhur president në votimin e parë të asamblesë së Federatës që është zhvilluar në Roma, me 97,20% të votave. “Falenderoj të gjithë për besimin dhe mbështetjen që më dhatë. Jam njëri prej jush, që bashkë me ju dëshiron të ndryshojë drejtimin e lojës së futbollit”.

Këto ishin fjalët e para të të sapozgjedhurit president i Federtaës së futbollit, Gabriele Gravina. “Do të përgjigjemi me fakte, sjellje dhe punë. Duhet të dimë të ëndërrojmë, projektojmë e besojmë. Futbolli nuk mund të presë më, shkojmë përpara së bashku”.

Presidenti i asamblesë, Mario Pescante, ka dhënë edhe të dhënat relative të votimit: 485,77 të akredituar, 485.77 vota të vlefshme. Gravina ka marrë 472,15 vota, të barazvlefshëm me 97.20%. Skedat e bardha ishin 13.62, ose thënë ndryshe 2,80%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *