• |
ide | kryesore

FOTO/ Krim makabër në Zvicër, 19-vjeçari shqiptar i pret kokën gjyshes

Lajme, Të fundit

Një 74-vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në qytezën e Frauenfeld të Zvicrës. E moshuara, një shqiptare nga Maqedonia kishte disa muaj që jetonte aty pasi ishte transferuar nga Italia. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në 16 tetor të këtij viti ndërsa është arrestuar nipi i saj, 19-vjeçar me nënshtetësi italiane.

Gruaja është identifikuar vetëm pas autopsisë. Sipas të njëtave burime nipi i ka prerë kokën gjyshes së tij. Ishte një fqinj që lajmëroi policinë për ngjarjen e cila pas ardhjes në apartament zbuloi krimin makabër. I riu u arrestua disa orë më vonë në zonën Kloten të aeroportit. Sipas emisionit “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën ndërsa rrethanat e krimit brutal janë ende të pa qarta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu