• |
ide | kryesore

(FOTO) Shkatërrohet banda shqiptaro-greke në Greqi, vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Lajme



Një bandë grabitësish shqiptaro-grekë është goditur nga policia greke pasi kryente vjedhje nëpër argjendaritë e Athinës.

Në dy prej argjendarive që ata kanë bastisur dyshohet se kanë marrë mall me vlerë 800 mijë euro.

Policia ka sekuestruar 1 armë kallashnikov, 6 mijë euro, 4 pistoleta, armë gjahu, maskë silikoni me të cilën kryenin grabitjet, si edhe bizhuteri të vjedhura nga grupi. Mediet greke shkruajnë se si pjesë e grupit janë arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë dhe 3 grekë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e grupit.

Një nga shqiptarët, ka qenë më parë i dënuar në Greqi me 71 vite burg për disa vepra penale, por ishte arratisur më 24 gusht nga burgu i Tyrinthas.



1 Comment

  1. ky ne foto qenka edvini i ridhjer-silleni ketu e ben rama kryeminister mbi kryeminister.auq enver kristaq rama qfar perbindsha keni lindur ne ket vend derrash,öopesh,delesh,e gjelash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *