• |
ide | kryesore

Gazetari i kronikës: Arrestimet do të shkojnë deri në Kuvend

Lajme, Të fundit



Gazetari i kronikës së zezë, Trashëgim Sokolaj tha gjatë emisionit “360gradë” të Artur Zhejit se pas arrestimeve të bëra nga policia tashmë pritet që ato të zbresin edhe në kuvend.

“Lidhur me arrestimin e Çukos dhe Ndokës, dy ish-deputetët e PS-së ishte një dosje që flinte prej dy vitesh. Ky hetim është kushtëzuar mbi disa prova që janë mbledhur nga policia gjermane dhe që kanë suprizuar dhe vetë prokurorinë.

Këto ditë kanë qenë dhe drejtues dhe hetues të bashkëpunimit me Gjermaninë. Një element tjetër që ka ndikuar është dhe laboratori heroinës në Has, ku janë kryer disa veprime për të vijuar hetimet.

Deri në orët e drekës policia ka dhënë 27 të arrestuar, dy të tjerë janë arrestuar në mbrëmje në zonën e Shijakut. Mesa di unë ka të drejtë kryeministri pasi do ketë operacion policor, ose në ditët në vijim, mund të ketë arrestime apo kërkesa që i drejtohen Kuvendit. Mund të kenë nesër apo në vijim”, – deklaroi Sokolaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *