• |
ide | kryesore

“Grupi i Avdylajve të Shijakut fliste me kryebashkiakë dhe deputetë”

Lajme, Të fundit



Në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve. Sipas Lalës këta shtetas kanë biseduar me përfaqësues të lartë të institucioneve në Shqipëri.

Sipas dosjes “nga përgjimet vërehen biseda me kryetarë bashkie, deputetë dhe ish-deputetë. Duket qartë interesimi për të marrë përfitime nga shërbimet publike” – tha Lala.

Sipas Lalës kishte dyshime që në banesën e Lulzim Berishës fshihej një sasi heroine, dhe se ky i fundit ndihmonte grupin kriminal të Avdylajve, për transportin e drogës drejt Gjermanisë.

“Kishte dyshime që në fakt rezultuan të pakonfirmuara që Berisha mund të fshihte sasi heroine në banesën e tij dhe ndihmonte grupin e Avdylajve në transportimin e heroinës. Familjarët i kanë thënë policisë, se Lulzim Berisha është larguar prej një muaji e gjysmë jashtë Shqipërisë. Shtëpia ka qenë e pastër dhe prandaj nuk ka urdhër arresti”, – tha Lala.

Edhe gazetari Artan Hoxha tha se ky i Avdulajve është mjaft i fuqishëm.

“Grupi më i fortë, me sa e njoh botën e krimit është grupi i Shijakut. Ai është një grup historik që nga mesi i viteve “90 me lidhje shumë të forta politike dhe policore. Grupi tjetër është i Lezhës që rezulton të ketë lidhje me të.

Me sa di unë grupi i Lezhës është ndaluar për ngjarjet në Lezhë. Kemi një grup që ka një nga lokalet më të njohur të jetës së natës në Tiranës dhe grupi i Hasit që është marrë me trafikimin dhe laboratorin e heroinës në Has”, – tha Hoxha. ©LAPSI.al  



6 Comments

  1. Qenka plot me grupe …grup shijaku gjushihahaha ….grup hasi hahaha grup lezhe ndokahahahaaaaa grup peqini qifehaaaahaaha grup kruje muahahaha grup fushkruje rrajahahaha… grup dibre hahahhaha . Grup puke frrokahahaha.. .. grup shkodre tomdoshahaha grup librazhdi taulanthahahahaha grup elbasani qazimhahahahaha grup kavaje rroshahaha…grup vlore xhafahahaha .. grup …. grup grup….grupp…po plot me grupe te lidhura ne Ramen ama!

  2. po keta jane pallavra po pse budalla e merrni ju lul berishen te mbante droge ne shtepi kontrolli ju be qe te dal i paster dhe doli i paster pasterohen shume vete me kete veprim dako burgu gjykata perkuroria e shume e shume te tjere………….

  3. Ka mundesi qe shtepine ja ka pastruar polica para se te vinin per kontroll per te thene qe ku njeri nuk eshte i implikuar ne kete trafik.

  4. Ka mundesi qe shtepine ja ka pastruar policia para se te vinin per kontroll per te thene qe ku njeri nuk eshte i implikuar ne kete trafik.

  5. Perse beni sikur nuk e dini se kush jane ??

    Ky eshte nje nga te parat grupet e droges qe u ngrit me ‘ndihmen’ dhe ‘mbikqyrjen’ e te ndjerit Azem Hajdar ( i cili kishte ne administrim nga shijaku dhe deri ne tropoje) . Kurse zonen e jugut e ‘administronte’ Agron Musarai.

    Te dy keta figura politike kishin detyre te organizonin qe ne 93-94 keto grupe trafikantesh sespse ishte burimi i vetem financiar i SHIKUT ne ate kohe. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *