• |
ide | kryesore

Humbi derbin, por gafa e Donnarumma mbulohet nga Gatusso

Sport



Derbi i Milanos u vendos në fund. Një episod që i dha vlera Mauro Icardit, por që pa atë gafë të portierit të Milan, Gianluiggi Donnarumma, gjërat mund të kishin shkuan ndryshe. Tekniku i Milan Gennaro Gattuso nuk humb sinqeritetin duke I dhënë kreditet kundërshtarin: “Pikët i meritoi sigurisht Inter. Ata luajtën më mirë se ne dhè është e drejtë që fituan”.

Fjalë që duhen respektuar, në një humbje në derbi në minutën e 92’, e ku vendimtar përpara kapitenit zikaltër që realizoi, ishte portieri i Milan, që gaboi krejtësisht daljen duke e lënë portën të pambuluar.

E megjithatë tekniku mbron portierin e tij, që në javët e fundit të kampionatit nuk ka qenë gjithnjë i pakapshëm: “Donnarumma nuk mund ti thuhet asgjë, si nuk mund ti thuhet pjesës tjetër të skuadrës. Në rastin e golit ishte gabim i të gjithë mbrojtjes. Të mos fajësojmë individët, sepse fajet janë të të gjithëve. Ishte lexim i gabuar i aksionit, por nuk humbëm për fajin e Donnarumma, por sepse patëm pak kurajo e sepse Inter luajti më mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *