• |
ide | kryesore

Ironia e Arian Çanit: Mos u gëzoni kaq shumë me këto arrestimet!

Lajme, Të fundit



Gazetari Arian Çani ka kërkuar nga kolegët që “të mos i gëzohen shumë” arrestimit të një numri të madh personash në operacionin e ditëve të fundit në Shijak, Durrës, Shkodër dhe Fier. Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” tha se më të rëndësishme se arrestimet janë dënimet përfundimtare.

“Le të mos gëzohemi kaq shumë për këto arrestimet. Pyetja që shtrohet është: “A i ka provat e sakta policia dhe prokuroria për këto arrestimet se mos nga 30 persona na katandisen në fund 3-4 veta në qeli?” Kjo ka rëndësi për mua.

Ka përgjime? Po a janë ato provë? Kjo është e rëndësishme për mua sepse unë nuk gëzohem nëse arrestohen 30 persona, por sa dënohen nga këta. Nëse duhet ta njohim punën e policisë për këto arrestime atëherë unë e them shkurt: “Po! Bravo policisë” që ka arrestuar 30 persona, por unë si gazetar duhet të dyshoj se nuk u arrestuan ata dy të tjetër që ikën” – tha Çani i ftuar në emisionin “Open të Eni Vasilit në TCH. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ne fakt, ti koqe si gazeptar duhet vetem t’u besh furça kryeministrave te radhes … Berishes dje, Rames sot…. Veliajt apo Bashes neser.. .
    Sa i lumtur te premten me Ramen ne studio!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *