• |
ide | kryesore

Lirohet pak orë pas arrestimit Flamur Avdylaj, vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut

Lajme, Të fundit



Vetëm pak orë pas arrestimit, Flamur Avdyli është liruar ditën e sotme.

Avdyli, i arrestuar dje gjatë një operacioni të gjerë të policisë, është parë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pak minuta më parë, i shoqëruar nga një person tjetër.

Flamur Avdyli është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili vijon që të jetë i arrestuar së bashku me Shkëlqim Avdylin.

Kujtojmë se përpos vëllezërve Flamur dhe Astrit Avdylaj mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua.

 



5 Comments

  1. Nuk e vinim ne dyshim…Tani le te shkruaje Drini, Kela, Mali,Marini etj etj nga call center-i i Rames me Veliaj, qe “drejtesia fiton”

  2. E po dikush duhet te vazhdoje tu rije puneve nga pas se nuk mund ti bllokojme te ardhurat dhe vendet e punes partise dhe polpullit.

  3. Ky është një mësim domethënës për “shpifarakët e opozitës e të mediave të kazanit”.
    Se është trafikant ndërkombëtar i drogës Geroni apo Agroni, kjo nuk do të thotë se është i tillë edhe vëllai Fatmiri.
    Se është trafikant droge e vrasës Astriti i Avdylajve, nuk është i tillë edhe Flamuri.
    Duket se edhe Flamuri si Fatmiri ka qenë ai që e çoi në burg të vëllanë për punë droge.
    Do të thotë dikush se pse kaq me vonesë prej disa vitesh.
    E po punët e mira bëhen ngadalë e jo shpejt e shpejtë

  4. ju kam paralajmeruar show vazhdon arresto liro rama qeveris i qet,inaguron kulla dhe nderton rruge e autostrada super moderrne ne gogell , ky popull injorant kenaqet duke par mrekullit e tij imagjinare .tung

  5. Asnje peshk i madh mapet show. Balili levis si alien me disk ufo. Berishen dihet qe e strehon gjushi i parties. Duhet per mot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *