• |
ide | kryesore

Marcelo përshëndet Real, në janar transferohet tek Juventus

Sport



Marcelo nuk e fsheh më: dëshiron të kalojë tek Juventus dhe menjëherë, pa pritur fundin e sezonit. Trativa do të hapet në janar dhe në aksin Madrid Torino e dinë mirë. Majtoshi Brazilian – shkruan Tuttosport, gazeta pranë cështjeve të bardhezinjve – i ka komunikuar vullnetin e tij presidentit madrilen Florentino Perez, se e konsideron të mbyllur eksperiencën e tij në Spanjë, dëshiron të kthehet të luajë me mikun e tij Cristiano Ronaldo e ëndërron të fitojë një tjetër Champions, këtë herë me fanellën bardhezi.

Operacioni mund të bëhet. Vlerësimi për Marcelonë është i lartë, por jo i pamundur. Braziliani vlen dikur rreth 50 e 60 milionë euro (ose të paktën kjo është shifra që Florentino Perez kërkon për 30 vjecarin), një pagesë që Juventus është gati ta bëjë me shitjen e Alex Sandro. Braziliani i italianëve, që në verë u kërkua nga Psg, ka shumë të interesuar në Angli: City, shkruan gjithnjë gazeta torineze, është në radhë të parë dhe kuotimi nuk është inferior ndaj 40 milionë. Kështu që kombinimi është i qartë: një shitje për një blerje me një shpenzim minimal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *