• |
ide | kryesore

Nuk ka përsëritje dueli, Khabib i është thënë të ndeshet me Ferguson në vend të McGregor

Sport



Khabib Nurmagomedov do të ndeshet me Tony Ferguson në ndeshjen e ardhshme dhe nuk do të përsërisë duelin me Conor McGregor, ka deklaruar presidenti i UFC, Dana White.

McGregor kishte kërkuar menjëherë përsëritjen e luftimit me Khabib, pasi u mund në raundin e katërt në betejën e Las Vegas në fillim të tetorit, por White ka preferuar që kampioni i peshave të lehta të ndeshet me Ferguson.

“As nuk e kam menduar për një tjetër ndeshje me McGregor. Natyrisht e di që Conor dëshiron të rindeshet. Por duhet të bëjmë cfarë është e drejtë. Tony e kishte brezin, dëmtoi gjurin dhe e humbi e më pas ndodhi kjo ndeshje. Ai nuk e humbi kurrë brezin në luftim. Mendoj se Tony meriton ndeshjen e ardhshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *