• |
ide | kryesore

Operacioni i policisë pa sukses në kapjen e Lul Berishës, ‘arratiset’ jashtë Shqipërisë me familjen

Lajme, Të fundit



Një operacion i gjerë i ndërmarrë pasditen e djeshme nga Policia e Shtetit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga disa persona, emra të njohur, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Kështu dje u arrestua në Shijak Flamur Avdyli, emigrant prej vitesh në Gjermani, vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, që është koka e grupit të dyshuar kriminal, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli. Gjithashtu është arrestuar edhe kushëriri i tyre Jasim Avdyli, së bashku me shtetasin H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine. Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa akuzohet për trafik heroine atje dhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian.

Por me gjithë masat e policisë prangave i ka shpëtuar një personazh mjaft i përfolur. Në kuadër të këtij aksioni është kërkuar dhe arrestimi i Lul Berishës, por gjatë kontrollit në banesë ai nuk është gjetur. Nga verifikimet e bëra Lul Berisha rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë së bashku me familjen.

Sipas të dhënave, hetimi ndaj Lul Berishës i përket së njëjtës dosje me atë të të fortëve të Shijakut. Policia e Shtetit ndërhyri duke goditur familjen Avdyli në Shijak dhe arrestuar tre vëllezër dhe kushëririn e parë të tyre. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroine në Shqipëri dhe në Gjermani.

Në emër të vëllezërve Avdyli janë të regjistruara dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës “Germany”. Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania.



3 Comments

  1. Po keta e nxorren vete ,por keta nuk e fusin dot brenda. Eshte me i shkathet Lul Berisha se Fatmir Xhafa

  2. Operacioni i Policisë u dekonspirua?! Sigurisht që po!

    E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

    1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

    2. Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë t’i mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

    Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…

  3. Ky Lul Berisha kaq i përfolur si një ndër banditët më të rrezikshëm në Shqipëri, a nuk është ai që u lirua nga burgu me ndërhyrjen edhe të Dakos së Durrësit, me premtimin se do të punësohej në bashki ?
    Sipas Xhafës, në Shqipëri ka nja 44 banda kriminale që mund të jenë edhe më shumë.
    Por sa behen këto shou kap e nxirr nga burgu të kapomafieve, a nuk do të ishte më mirë që të futeshin në burg nja 5-6 qeveritarë miq të mafies shqiptare të drogës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *