• |
ide | kryesore

Prapaskena Bonucci: “Më donte United, por desha të kthehesha në shtëpi”

Sport

Një ndeshje me shumë histori të treguara e të patreguara ajo në Champions mes Manchester United dhe Juventus. Nëse të gjithë presin rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford atmosferën e ndez një tjeter protagonist, që mund të kishte qenë me fanellën e Djajve të Kuq nëse nuk do të kishte dashur të “kthehej në shtëpi”. I intervistuar nga gazeta britanike ‘Telegraph’, Leonardo Bonucci ka rrëfyer një prapaskenë të merkatos. “Këtë verë erdhi tek unë një ofertë e United, por kur mësova se ishte mundësia për tu kthyer në shtëpi tek Juventus, nuk dëgjova më asnjë ofertë tjetër – tha mbrojtësi -. Me fanellën bardhezi ndihem në shtëpi, shprehem më së miri. Tek Milan nuk ia dola, ndoshta sepse e kisha vendosur të kthehesha në shtëpi”.


Mund të ishte Manchester e ardhmja e Bonucci, në distancë të disa viteve nga oferta e parë e City e më pas United, rivali i ardhshëm i torinezëve në Champions League. Në të dy rastet, mbrojtësi preferoi të zgjidhte Juventus. “Mora një ofertë nga City në 2016: me Citizens pati një dialog, fola me klubin, pastaj me Juven, e vendosëm që gjëja më e mirë për mua ishte të qendroja bardhezi e të vazhdoja të fitoja me Juventus”.


Vetëm se në variantin e 31 vjecarit nuk korespondon dicka. Sipas Ferran Soriano, administratori i deleguar i anglezëve, ishte Bonucci që iu propozua Citizens, sic deklaroi në një intervistë në Radio Catalunya në tetor 2016: “Ka shumë futbollistë që duan të vijnë tek ne, që duan të stërviten nga Pep Guardiola . Mes tyre edhe Bonucci, që na kërkoi ta transferojmë tek Manchester City. Fola me Fabio Paratici, drejtorin sportiv të Juventus, por përgjigjia ishte negative. Nuk e shisnin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu