• |
ide | kryesore

Dosja e përgjimeve/ Pse nuk u arrestua Vangjush Dako një natë më parë

Kryesore

Arrestimet e 24 orëve të fundit nuk e entusiazmojnë opozitën, që përtej paradës së të prangosurve, sheh prishjen e hetimeve për një dosje të rëndësishme, ku është përfshirë “peshku i madh”, Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Nga selia e PD-së, Lulzim Basha u kujtoi gazetarëve se për këtë dosje ai ka vite që ka folur, kur ka përmendur përgjimet e anëtarëve të grupit kriminal pikërisht me Vangjush Dakon. Madje, Basha i quan “cironka” të gjithë të arrestuarit nga policia.

“Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme është dosja e Vangjush Dakos. Peshku i madh i kësaj dosjeje është Vangjush Dako. Siç kam lajmëruar tash dy vjet, është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Prokurorisë dhe partnerët ndërkombëtare në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar. Pra në shkëmbim të votave për Partinë Socialiste, duke iu ofruar tendera dhe të tjera lehtësira grupeve kriminale të krimit të organizuar. Pra peshku i madh quhet Vangjush Dako të tjerët janë peshq të vegjël që po serviren për të shpëtuar peshkun e madh Vangjush Dako dhe për të shkatërruar provat dhe hetimet që të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos” tha Basha.

Grupi i të fortëve të Shijakut, që drejtohet nga Astrit Avdulaj u godit gjatë një aksioni natën e së dielës. Prej dy vitesh dosja ka qenë nën hetim, tha shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila konfirmoi se nga përgjimet kanë dalë edhe zyrtarë të Pushtetit Lokal. Por Donika Prela nuk përmendi emra dhe nuk specifikoi se në çfarë qytetesh janë funksionarët e pushtetit lokal që po hetohen lidhur me grupin kriminal të Avdulajve.

Ishte pikërisht nga përgjimet e këtij grupi, që morën rrjedhë edhe dy hetime të tjera, njëri për Arben Ndokën dhe tjetri për Arben Çukon, të dy të arrestuar nga forcat speciale. Sipas opozitës nga përgjime të tjera, ka dalë emri i Vangjush Dakos, por kjo po mohohet nga prokuroria.

Dyshimet për përfshirjen e Vangjush Dakos në marrëdhënie me elementë të krimit të organizuar u përforcuan pas refuzimit të vizës për të nga ambasada amerikane. Më herët, mediat zbuluan se Vangjush Dako kishte marrë përsipër punësimin e Lulzim Berishës në Bashkinë e Durrësit, një vendim që ndihmoi në lirimin e tij nga burgu.

Pas zbulimit të këtij fakti, Lulzim Basha tha se prokuroria kishte interceptime telefonike dhe tabulate që provonin komunikimin e Dakos me persona të inkriminuar. Sipas Bashës, dokumentet ishin në dorë të shërbimeve sekrete dhe të prokurorisë dhe në këto materiale, Dako premtonte tendera dhe kontrata në këmbim të mbështetjes për ditën e zgjedhjeve.

“Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste. Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave”

Lulzim Basha, nëntor 2017

Vangjush Dako në anën tjetër bëri një padi për shpifje në gjykatë, ndërsa akuzat e Lulzim Bashës i quajti thashetheme.

“Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë! E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua. Gjithë të tjerat me këtë lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar”

Vangjush Dako, nëntor 2017./ Lapsi.al

17 Comments

  1. ORE BASHA O BENE OPOZIT O LARGOU SE KETA ARRESTIME DUHET TE KISHIN NDODHUR PARA 3-4 VITESH NE I NJOHIM NGA EKRANI I TELEVIZORIT KETA POR TANI JANE ARRESTUAR PER TE LARGUAR VEMENDJEN NGA VETJA E TYRE TE MEDHAT DHE PROBLEMIN ME BLERJEN SHITJEN E DETIT MEDJAT GREKE PO VALOJNE NDERSA NE SHQIPERI FLEJNE GJME MEDJA OPOZIT POPULL LIDERE…………

  2. Peshku i madh eshte Sali Berisha; Lulzim Basha vazhdon te jete cironka qe peshkaqeni Berisha po e lejon te sillet neper pellg, per momentin.

    Bravo policise. Besoj anetare dhe simpatizante te çdo partie duhet te gezohen qe, te pakten per momentin, keta kriminele jane te arrestuar. Prova kryesore eshte denimi. Nese denohen, atehere ndoshta kriza e besimit ndaj drejtesise Shqiptare fillon e zbehet.

  3. O loqe je politikan si i tille pergezo policine pastaj fillo shpifjet,por laku po vjen tek ty dokumentat e dash jane ne prokurori

  4. Zullumet e Vangjush Dakos,Taulant Balles,Saimir Tahirit,Fatmir Xhafes……,kan lidhje direkt me ato
    te Edvin Babales,jan bashkpuntore dhe njekohesisht bashkafajtore.E hengren keta,vate edhe edvini.
    Shefi pare i Vangjush Dakos,eshte Lul Berisha,ndersa Edvini Roma eshte i dyti.

  5. Me opinion maloku, e te pa emer, bandite te rilindjes, qe se kuptojne se flitet per pergjime te agjensive te huaja per mafiozin Dako, , por ngriheni e shisni pordhe , bravo policise,,,,,po bravo por kur ia sollen ato te gateshme faktet e bemat e tyre. Behuni origjinal, e jo banal o kaqole kuqale, se i keni me tufa kesi banditesh ne seren tuaj.

  6. Kush e tregon ujkun? Ketu gaboheni.. Juve jua tregojn se si gjasme e kan pare ata ujkun. Prova dhe vetem me prova punon prokuroria dhe vendos gjykata. Me me than qe e ka pare, dhe un e degjova te ajo tavolina. Nuk jan prova po llogje pazari.

  7. Kur luli te zgjidhet prokuror ta arrestoje dakon me prova se ndryshe del prap ai,tani qe je politikar vetem llap,pergezo policine pastaj llap o lul

  8. Cfare gallate me Andin dhe komentuesit injorante analfabete te Lapsi.al! Nuk mund te jete shoqeria shqiptare e ketij niveli shume te ulet!

  9. e pate ate plakun nga kuksi qe arrestoi rama ai paska qen koka emafjes, bravo ed i rama kjo edhte policia qe duam,tan arresto edhe bashkshorten e atij plakut mafioz , turp per kete qeveri langaraqe qe kemi .

  10. E ka pranuar vetë Dako se është “ujku” kur i thotë Bashës se ju kujtoni se jeni “ujq”.
    Pra copë e thënë, ai me idiotësinë e tij e ka pranuar se ujk i vërtetë jam unë se ju bëni sikur jeni të tillë

  11. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu