• |
ide | kryesore

Pse u arrestuan në një ditë Arben Ndoka, Arben Çuko dhe Flamur Avdulaj

Lajme, Të fundit



Janë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga prokuroria raportoi se Çuko dhe Ndoka u zbuluan nga grupi kriminal Avdulaj. Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.

Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.

Urdhër arresti për ish-deputetin dhe ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko u ekzekutua dje nga policia dhe ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

 



1 Comment

  1. Arbe Ndoka qenka arestuar sse ka mik njërin anëtar të grupit të Shijakut, po Ministri i Brendshëm që e ka vëlla një antar të dënuar për trafik droge?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *