• |
ide | kryesore

Reginaldo? Sulmuesi më profilik është një tjetër…Latif

Sport



Nuk është dicka e re që në krye të listës së golashënuesve të kampionatit në vendin tonë të jenë të huajt. Vetëm se këtë herë në krye nuk është emri që mendohej. Amadou Latif nuk është emri më i njohur i kampionatit, por është ai që po bën të flitet më shumë pas 9 javëve të para të kampionatit. Sulmuesi i Teutës i ka surprizuar të gjithë me performancën e tij këtë vit, por ndoshta këtu duhen përjashtuar drejtuesit e klubit durrësak, që insistuan shumë për të rinovuar me ganezin, edhe atëherë kur gjithë opinioni ishte kundër.

Në fakt, 36 ndeshje dhe vetëm 9 gola, nuk është se ishin shifra për të lënë kokën, sidomos po të kesh parasysh faktin se po flasim për një qendërsulmues të një skuadre që luan me një në vijën e parë. E pra sic duket në Durrës kanë ditur të dallojnë përtej statistikave, sepse pas 9 javëve të para 25 vjecari ka realizuar 7 gola, duke marrë lidershipin e klasifikimit të golashënuesve.

Pritej në fakt që diferencën ta bënte Reginaldo. Sulmuesi i Kukësit, jo vetëm për startin e jashtëzakonshëm që i bëri sezonit, por edhe për faktin se ishte një njohje e vjetër e golit, ishte favorit për të qenë në krye të klasifikimit. Por Mozambikasi është kaluar nga ecuria progresive e sulmuesit të Teutës.

Latif ka shkuar në gol cdo 114 minuta, duke dhënë madje edhe një assist. I kompletuar në rolin e tij, fizikisht potent në zonë, e në luftën në ajër, ganezi zotëron edhe teknikë fine jo e zakonshme për shtatlartësinë e tij. Sulmuesi 1.89 m është lojtari më deciziv i kampionatit, mjafton të llogarisësh faktin se e gjithë Teuta ka shënuar vetëm 9 gola, 7 nga të cilat kanë firmën e ganezit. Latif praktikisht po bën sezonin më të mirë të tij: rekordin e kishte po me Teutën një vit më parë, edhe pse shifrat nuk ishin entuziaste, por me këtë ritëm duket qartë se Latif do të përmirësohet ndjeshëm dhe Shkëmbi mund të jetë vecse i lumtur për këtë fakt…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *