• |
ide | kryesore

RENEA dhe FNSH blindojnë sërish Shijakun

Lajme, Të fundit



Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së kanë zbarkuar sërish në zonën e Shijakut. Mësohet se ato janë të mbështetura edhe nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale. Burime në terren thanë se po vazhdojnë kontrolle për ekzekutimin e disa urdhër arresteve të paekzekutuar.

Një natë më parë, RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri. Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has. Operacionet antidrogë janë shtrirë në disa qarqe të vendit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Peshqit e ngordhur do të gjejnë, sepse ata që duhet të kapeshin kanë shkuar me pushime nga Mali i Robit a Golemi, sepse i paralajmëroi korieri i tyre, edvini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *