• |
ide | kryesore

Rruga Milot-Balldren, 161 milionë euro për 17.2 kilometra…

Lajme, Të fundit



Milot-Balldren do të jetë një tjetër aks i rëndësishëm kombëtar rrugor që duket se do të ketë shansin të rindërtohet dhe të bëjë të mundur lidhjen e zonave rurale me ato urbane në këtë pjesë të vendit. Pas Rrugës së Arbrit dhe asaj Thumanë-Kashar, qeveria ka shpallur fituesin edhe për koncesionin e tretë të madh në infrastructure.

Ministria e Energjisë përzgjodhi kompaninë ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.

Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania do të negociojnë kontratën dhe vetëm pas negociimit do të shpallet vlera përfundimtare e këtij projekti.

Sipas dokumentave të tenderit, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet.

Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët. Në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018, qeveria ka vendosur si fond total për këtë rrugë vlerën 14.2 miliardë lekë ose rreth 113 milionë euro.

Por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore.

Më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur publikisht shqetësimet se këto koncesione kufizojnë konkurrencën duke paracaktuar fituesit, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi hapur qeverisë të ndërpresë programin 1 miliard euro si të rrezikshëm për financat e shtetit.

Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit./tch



4 Comments

  1. paramendo 17 kilometer 160 miljon ,as tunele as ura 100meter lartesi por rrug qe hecet,dhe keta mut shanin rrugen e kombit per 1 miljard dollar qe ka kaq kilometra vetem tunel dhe 6 fish e me teper gjatsi.ja si vidhet ne rilindje.

    1. shi shi .. kur do ari kari shkruan shume mire.. ahahh.

      E dija qe ky eshte i njejti person qe shkruan si STALINI dhe pastaj ndryshon komplet menyren e te shkruarit dhe shkruan si Ari kari.

  2. o Daku kokuturaku, merru me shkrimin dhe jo Arin. Edhe ure ne mes te oqeanit te behej nuk shkon kaq kosto e rruges, o i pashkolle si eshte dhe Rilindasi jot me tanga mavi

  3. sikur gjithe miloti…balldreni dhe burreli te kishin 16o milion euro nuk kishte nevoje per rruge fare se me aq behet nje qytet i ri me shpija te reja dhe te gjitha per aq banor sa jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *