• |
ide | kryesore

Tërbohet Mourinho, tek United ka një spiun dhe tani rrezikon vendin

F1, Sport



Në Manchester, tek United, ka patur cështje gjatë gjithë sezonit, por duket se tashmë është koha për të vendosur një tjetër disiplinë. Dyshohet se brenda dhomave të zhveshjes ka një spiun. Special One e ka nisur fushatën e tij kërkuese që përpara sfidës me Chelsean dhe sa për të qenë të qartë nuk bëhet fjalë për një plangprishës në fushë, por për dikë brenda dhomave të zhveshjes që tregon ndonjë secret më tepër. Të paktën kjo është ajo që raporton Daily Mail, sipas të cilit formacioni i Manchester United që Mourinho do të përdorte kundër Sarri përfundoi në rrjetet sociale sapo tekniku ia komunikoi të tijve…

Një problem jo i vogël, duke qenë se dijenia mbi lojtarët që do përdorte portugezi, mund ta ketë ndihmuar Sarri të kishte një ide se si do të luante United. Por situate brenda dhomave të zhveshjes është më e rëndë. Në radhë të parë për besimin që portugezi u duk se e kishte rifituar kundrejt lojtarëve të tij. Kjo mund të jetë shkëndija për të përcarë edhe një herë grupin, që nga fillimi I kampionatit është përplasur me median, për zënkat brenda skuadrës, duke qenë në qendër të ciklonit rregullisht.

Është hera e dytë që formacioni i 11 titullarëve të United shfaqet në rrjetet sociale sapo deklarohet nga tekniku. E tani nis hetimi i brendshëm, sepse Special One do ta dijë pratjetër kush e ka gjuhën e gjatë. Kushdo qoftë spiuni një gjë është e sigurtë: është më mirë të mos kapet. Herën e fundit që ndodhi dicka e ngjashme në Madrid, dyshimet e portugezit ranë mbi Casillas, që mund tia kishte treguar formacionin gruas, gazetares Sara Carbonero. Duke parë si shkuan gjërat për portierin, kampion bote e dy herë Europe, kushdo qoftë rrezikon vendin. Sidomos nëse është në listën e zezë të trajnerit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *