• |
ide | kryesore

Thyerja e marrëveshjes së raketave SHBA-Rusi, siguria globale në rrezik?

Planet



Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të kapin dhe të shkatërrojnë raketat ruse me rreze të mesme të vendosura në kundërshtim me traktatin e fuqive bërthamore me rreze të mesme të firmosur në vitin 1987 nga presidentët Regan dhe Gorbaçov, që mund të godasin vendet anëtare të NATO-s në Evropë, apo Alaskën në Amerikë. Kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Kay Bailey Hutchison.

“Ne jemi përpjekur të dërgojmë një mesazh në Rusi për kaq shumë vjet”, thotë ambasadorja, duke shpjeguar se “ne jemi në dijeni për shkeljet e tyre të traktatit, por tani po ndërtojnë një raketë të ndaluar balistike me rreze të mesme. Ky është një fakt për të cilin kemi prova”. 

Fjalët e Hutchison erdhën pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e raketave bërthamore. Shtëpia e Bardhë kërkon një pakt të ri me Rusinë dhe Kinën. Pa një marrëveshje të re, edhe me Kinën, Pentagoni do të zhvillojë armatim të ri. “Nëse Rusia dhe Kina nuk do të vijnë tek ne dhe nuk do të na thonë se asnjëri prej nesh nuk duhet të zhvillojë armatim të ri dhe në vend të kësaj ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, kjo do të jetë e papranueshme për ne. gjithashtu kemi shumë para për të luajtur me forcat tona të armatosura”, shtoi Trump.

Tërheqja e Uashingtonit nga traktati i çarmatimit bërthamor është një hap shumë i rrezikshëm. Këtë e theksoi zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, duke shtuar se vendimi i marrë nga Donald Trump do të “dënohet” nga bashkësia ndërkombëtare. Traktati është një nga momentet kryesore të uljes së tensioneve që çoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. U nënshkrua në 1987 në Uashington nga Ronald Reagan dhe Michail Gorbaçov për të kufizuar numrin e raketave të vendosura në Europë, si rezultat i samitit historik midis dy udhëheqësve të mbajtur vitin e kaluar në Rejkjavik.



2 Comments

  1. dy pergjigje jep konkurenca ,e te forteve ,nevojen per gjithka ,dhe ngopjen ,ku kjo sejilin e frymzon te jet kreativ,i pari,keta dy pergjigje ,kan perballe mundesit,qe jan ne ramje ,,atehere vihet ne levizje logjika ne mundesi zgjellje ,te zgjillet gjithca ku dobia eshte me e malle se demi apo demi me i mall se dobia,ku ne vazhdim informaC ioni , raliteti, faktet do bejne prezente domosdoshmerit per te gjith qe eshte e verteta rregulli masa e drejta haku,qartesia gjalleria zgjillja siguria shpetimi duke pare vlersuar dhe pranuar tjetrin dhe Cdo gjallese si dhurat te zotit si ndihmes dhe plotesues ne dobi,ku kerkon angazhim ,ne zhvillimin dhe mbrojtjen e drejtesise vlerave si e vetmja mundesi e ekzistenCes mbi toke,te qartesise gjallerise sigurise paqes zgjilljes shpreses ,dobit nuk zhvillohen me padrejtesi ,sepse padrejtesia nuk ka lidhje organike ,me funksionin e dobive ne asnje gjalles,ne mund te flasim me goje gjithka por nese e folmja me goje nuk rezulton ,e pasqyruar ne praktik e folmja ska vlere kurse e verteta eshte ligj funksioni sepse baze te ligjeve te saje fuksionon jeta gjallesat dobit,e verteta ka pasqyrim te sakte preCiz sepse u krijua me fakte,bindese te shikueshme prekeshme dhe shijueshme me ralitet te qarte shenja te qarta deri ne imtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *