• |
ide | kryesore

Veliaj kundër Krajës/ Përplasje në gjykatë për dënimin e komenteve në Facebook

Lajme, Të fundit



Ditën e martë, Gjykata e Tiranës pritet të marrë një vendim, që mund të konsiderohet një test paraprak për presionin ndaj mediave, portaleve apo edhe vetë qytetarëve në lidhje me dënimin për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Prej gati 1 viti, në gjykatë përballen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, i cili e ka akuzuar Veliajn për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe negociatave jo transparente për privatizimin e UKT-së.

Deklarata e Këshilltarit Kraja, e mbajtur më 15 nëntor 2017, ngrinte shqetësimin mbi mungesën e transparencës përsa i përket negociatave për privatizimin e UKT-së nga ana e Bashkisë Tiranë dhe rritjen e çmimit të ujit me mbi 40% në të njëjtin moment.

Në atë kohë, Këshilltari Kraja e cilësoi rritjen e çmimit si një aferë, bazuar në disa deklarata të mëparshme të vetë Kryetarit të Bashkisë, i cili ishte angazhuar publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritej në asnjë variant, pavarësisht nëse UKT do të privatizohej apo jo.

Në padinë e tij, Kryebashkiaku Veliaj e cilëson deklaratën e Këshilltarit Kraja si shpifje, që i ka shkaktuar “Një turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore” dhe “cënim të nderit dhe personalitetit të tij”.

Gjyqi është zhvilluar jashtë vëmendjes mediatike, por Lapsi.al mësoi se avokati i Erion Veliajt, pasi nuk ka gjetur asnjë argument për shpifje në deklaratën e anëtarit të Këshillit Bashkiak Akil Kraja, ka paraqitur si provë disa statuse të tij në Facebook dhe qindra komente të qytetarëve në këto statuse. Pikërisht në bazë të këtyre statuseve dhe komenteve në llogarinë në Facebook, Veliaj kërkon dënimin e Krajës për shpifje dhe fyerje.

Është hera e parë që në një gjyq për shpifje të një zyrtari të lartë shtetëror të akuzuar për detyrën, përdoren si argument statuset dhe komentet në Facebook. Vendimi i të martës në Gjykatën e Tiranës do të përbëjë potencialisht një precedent juridik për të ardhmen, nëse dhe deklarimet personale në rrjete sociale mund të quhen të karakterit shpifës ose jo.

Kohët e fundit, kryeministri Rama ka paralajmëruar hartimin e një pakete antishpifje dhe ngritjen e një strukture në Partinë Socialiste që do të fokusohet në ngritjen e padive dhe denoncimeve për të gjithë ata që akuzojnë zyrtarët e lartë për korrupsion. Nëse Veliaj ia del të bindë gjykatën se statuset dhe komentet në rrjetet sociale mjaftojnë për të dënuar një person, atëherë mund të thuhet se gjysma e punës për paketën antishpifje është bërë dhe çensura sapo ka nisur të deformojë hapësirat e shprehjes edhe në rrjetet sociale.©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ky mashtrues, dordolec i psikopatit, ka pretendimin se na qenka turbulluar, e prishur ndjja emocionale,,,,,e ,,,, kush na qenka ky kaqe i paster, i sinqerte, i urte, e famoz, sa na qenka turbulluar? Ky eshte banditi shpifes ne komitetin europian per ceshtjen e kavajes,, RISELDA,, a ju kujtohet se cmonstruozitet shkruajti ne ate leter, qe vetem e vetem per te diskretituar qeverine, pra ky eshte i bukuri shpirteror qe na eshte bezdisur,, a eshte ky hajdut, qe vodhi kompjuterin e shoqates;;MJAFT’ per te zhdukur llogarite qe i kish vjedhur e abuzuar???? E pra, ja kus eshte,, e ja kus eshte akomaHAJDUT ME CIZME,,,,te rilindjes.

  2. Mos u mundo te kandidosh pa ulur shikoshcmimin e ujit. Nuk eshte potabile. Po keshtu dhe taksat fikse. Do shikosh rezultatin ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *