• |
ide | kryesore

Vrasja në Bllok/ Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Ervis Martinaj

Lajme, Të fundit



jykata e Apelit ka lënë në burg Ervis Martinaj dhe Eljo Haton për ngjarjen e ndodhur më 4 tetor në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabio Gaxha.

Avokati Mirash Martini tha se nuk ka asnjë provë Prokuroria nuk ka asnjë provë që muna ta lidhë Martinaj me vrasjen.

Mirash Martini: “Ka arrest me afat për Ervis Martinaj 30 ditor dhe një arrest pa afat. Si në Gjykatën e Apelit, as Prokuroria dhe as vendimi i Gjykatës nuk rezulton që të ketë ndonjë provë sado të vogël që mund ta lidhë Martinaj me ngjarjen e datën 4 tetor.

Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.”

Më 7 tetor Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg me afat 30 ditë për Ervis Martinajn dhe “arrest me burg” pa afat për Eljon Haton të dy të akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur në një lokal në ish-bllok.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *