• |
ide | kryesore

Almeda Abazi konfirmon shtatëzaninë

Paparazzi, Slider



Almeda Abazi ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë! Bukuroshja shqiptare është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman. Për revistën “Who”, Almeda është shprehur se është shumë e lumtur dhe si besimtare e devotshme që është , falenderimet e para ia dedikon Zotit.
“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – është shprehur ajo.

Mësohet se ish-Missi shqiptar është në javët e para të pritjes së ëmbël. Ashtu siç mediat turke raportuan, ajo zbuloi se ishte shtatzënë gjatë një kontrolli rutinë në spital.Almeda dhe Tolga janë martuar në 13 shkurt 2017, në një dasmë intime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *