• |
ide | kryesore

Balotelli hakmerret për Juventus: I uron United humbjen 6-1 në derbi

Sport



“Pse gjithnjë unë” është pyetja tashmë emblematike e Mario Balotellit, që nuk lë kohën të shkojë kot, pa ngacmimet që e bënë të famshëm në rrjetet sociale. Sulmuesi i Nice e përtërin gjithnjë personazhin e tij me dalje surprizë, që këtë herë kanë goditur fort mbi Manchester United. Duket gati një hakmarrje për atë që Djajtë e Kuq bënë në faqen e tyre zyrtare (me qëllim ose jo) duke fyer Juventus.

Postimi i tij i fundit në Instagram që vjen pikërisht para ndeshjes së Champions League mes Manchester United e Juventus në Old Trafford. Sulmuesi preferon ti tallë, duke i kujtuar dygolëshin e tij të realizuar në sfidën e fituar 6-1 nga Manchester City, duke shkruar: “Nuk do ta harroni kurrë atë ditë” e tregon foton e tij të famshme me fanellën ku shkruhej “Pse gjithnjë unë”, sepse gjithcka ndodhi 7 vjet më parë, në 23 tetor në 2011.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *