• |
ide | kryesore

Basha flet me emra: Në ”Toyota Yaris”, përpos Ballës të përfshirë edhe dy socialistë të tjerë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 11:30 u paraqit te Prokuroria e Tiranës për çështjen “Toyota Yaris”.

Pas daljes nga prokuroria, Basha tha: “Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për nxjerrjen e sekretit shtetëror përsa i përket futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në këtë çështje janë të vërteta”.

Më tej, Basha shtoi se në këtë çështje “janë të përfshirë edhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”.

Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.

Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftuëshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë. Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.

Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.
Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.
Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.
Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.
Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.
Sëbashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela”, deklaroi Basha.



8 Comments

  1. Mos genje… Taulant Balla te ka akuzuar per :

    1) NXJERRJE TE SEKRETIT
    2) SHPIFJE

    Ti po thua qe meqe prokuroria te pyeti VETEM pr nxjerrje te sekretit atehere ‘ KJO VERTETON QE TI KE PATUR TE DREJTE QE KE PERMENDUR BALLEN SI GARANTUESI …’ /??

    Ka llogjike ky njeri ?

    Tani per tani prokuroria eshte vetem ne fazen e akuzes se NXJERRJES SE SEKRETIT.. por me vone do vij edhe tek faza e akuzes se dyte PER SHPIFJE..

    Dhe ne fund te deklarates vjen propaganda bajate e perditshme partiake.

  2. Mire o qen i biri qenit ashtu sic shkruan ti ne koment ashtu eshte.Te lumte e ke gjetur si pula ne mengjez kur gjen fekalen

  3. O Debil e bir debili qe paske gjet tamam emrin tend, Basha nuk punon as ne prokurori dhe as ne Polici per rrjedhoje nuk mund te hetohet per nxjerrje sekreti shteteror, pasi nuk zoteron informacion per shkak te detyres. Nqs akuzohet per kete i bie qe ajo qe ka thene eshte e vertete dhe bie akuza e ballcekicit Balla per shpifje. Nqs ai nuk do kishte folur sot nuk do kishte hetim per kete ceshtje

  4. Mos e shani se e kemi te mire. Me kete lloj lule edhe ari i famshem do e kishte ber opoziten me konstruktive.

  5. Nuk ke nxjere sekret toci lul,por nga salla parlamentit lajmerove shoket e lagjes qe meresh me kokaine dhe bosi u largua,por bota eshte e vogel dhe e kap gjermani ate arbrin dhe tani ai po flet ore toc politikani.dhe vizitat e tua ne gjermani kete agjente kane pasur si tja mbyllje gojen arbrit tani hidhe vallen lul,meqe shkove ne prokurori nuk te pyeten dhe per dokumentat e dash amerikan per Lobimin e nje milion $

  6. Bishes kur i vjen fundi mundohet te kafshoje ke gjen perpara , por ce do i dhembin plaget
    Paska qen qeveria me e korruptuar
    Hajt se behen gabime po jo krim e korruptim
    Njerez ordiner kriminela e varferuat ate vend e helmuat, as nje kontrollne per shkolla 100% ai vend esht i droguar dhe i varfer

    1. shume mire e ke thene.. Ideja e pare qe pata kur degjova cfare tha Basha mbas marrjes ne pyetje ishte kjo qe thua ti.. Nje qen qe i jane errurr syte nga inati qe e kane zene mat dhe fillon dhe leh dhe kafshon cdo njeri qe i del perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *