• |
ide | kryesore

Del në gjyq pronari i lokalit ku ndodhi krimi në bllok, Redi Popescu

Lajme, Të fundit



Ka nisur seanca për masën e sigurisë në ngarkim të Redi Popescut, i cili është pronari i lokalit në ish-Bllok, ku ndodhi përplasja me armë disa javë më parë. Seanca po vijon pa mediat, pasi kjo gjë është kërkuar nga Prokurori i çështjes.

Popesku është arrestuar ditë e dielë nga policia, me akuzën ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, pasi dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinajt pas ngjajres, po ashtu ka refuzuar që të dorëzojë dhe armën e tij që e ka me leje. Mbrëmjen e 4 tetorit, në ambientet e lokalit të tij pati një përplasje me armë zjarri, gjatë së cilës mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato.

Më konkretisht, mësohet se pronari i lokalit në zonën e ish-Bllokut ka refuzuar për 16 ditë me radhë, që nga momenti i ngjarjes, që të dorëzonte në Polici një pistoletë që mbante me leje. Proceduralisht, Policia, duke qenë se ishte në dijeni se ai dispononte armë me leje, i ka kërkuar Popeskut që t’i vinte ato në dispozicion të grupit hetimor. Megjithatë, ai ka dorëzuar vetëm një armë gjahu dhe jo pistoletën, ndonëse nga verifikimet dhe ekspertimet balistike nuk rezulton që të jetë qëlluar me këtë armë, sërish veprimi i 40-vjeçarit ka penguar punën e Policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *