• |
ide | kryesore

Dyshimet/ A u dekonspirua aksioni për arrestimin e ideatorit të laboratorit të heroinës

Lajme, Të fundit



Aksioni për arrestimin e Admir Hoxhës, njeriut që ideoi dhe financoi laboratorin e heroinës në Has dyshohet se është dekonspiruar. Biznesmeni është shpallur në kërkim si një personazh kyç në trafikun e heroinës që u godit nga policia me aksion e fundit ku u arrestuan anëtarë nga 4 grupe kriminale.

Në kërkim janë edhe 2 shtetas turq dhe një tjetër nga Kosova që janë transportuesit e lëndës narkotike. Në pranga janë vetëm rojet dhe punëtorët e e laboratorit të Hasit.

LEXO EDHE:  Laboratori heroinës në Has, gjithçka u zbulua nga DEA amerikane dhe agjentët gjermanë

Të gjithë pyesin nëse aksioni u dekonspirua. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala, tha se Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka nisur një hetim lidhur me dyshimet.

“Si ka mundësi që arriti të largohej Admir Hoxha? S’dua ta besoj që ka pasur dekonspirim, por ka pasur një hetim nga SHÇBA, ka një dyshim të fortë edhe pse s’ka një konfirmim zyrtar”, – tha gazetarja. ©LAPSI.al

 



1 Comment

  1. Po, ka patur dekonspirim sepse’_ ne rast se policia e prokuroria kishte shume kohe qe pergjonte, ne kohen qe merret aksioni behet ruajtja( vezhgimi) i personave qe do arrestohen. Mirepo ndodhi e kunderta….. u kapen shtepijaket, e ca te tjere kurse kryesoret qe policia duhej te kish bere diferencen per tuarrestuar jane ne kerkim. Andaj lind pyetja mos ka dekonspirim? Dhe dyshimi te con ne ate qe ne kete rast ka patur, sepse ne kete mes eshte dyshimi se ka peshq edhe mete medhej nga ata qe jane arrestuar, apo ata qe jane ne kerkim. Te shohim,,,,ado bjere ne rrjete ndonje peshk, a balene …..Presim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *