• |
ide | kryesore

E vërteta e fondeve të fshehta greke në Shqipëri

Blog



“Skandali” i financimit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë apo edhe të kishës ortodokse, nga fondet e fshehta të ministrisë së Jashtme greke, në rastin më të mirë përbën treguesin e qartë se në Shqipëri interesimi për të patur me Greqinë një realitet marrëdhëniesh të acaruara është sfidues.

Së pari për “skandalin” përbën lajm fakti i publikimit. Pra është një realitet i njohur që nga lashtësia në marrëdhëniet dypaleshe dhe shumëpaleshe. Në këtë kuptim edhe në Shqipëri, ashtu si në Greqi, Itali, Turqi, akoma edhe në SHBA, Rusi, Kinë etj, derdhen para të kësaj natyre nga vende apo institucione të tjera të huaja që duan të përmirësojnë apo të rrisin ndikimin e tyre me forma nga më rezultativet për ta. Kuptohet që një nga kanalet më të preferuara e zenë mediat. Ky realitet dhe ky qellim nënkupton edhe paratë e shumta që rrjedhin nga Shqipëria, drejt Greqisë e që me kalimin e kohës janë më të prekshme (sidomos në sektorë më të qenësishëm se mediat).

Së dyti, çuditërisht paratë e ardhura nga Greqia “nga fondet e fshehta të ministrisë së Jashtme greke” (institucion zyrtar shtetëror) u ngjajnë arrave që bëjnë zhurmë në enën e bakërt, që ushqen ndjenjën e nacionalizmin në formën e antihelenizmit në Shqipëri. Ndërsa po e njëjta formë parash që vijnë në Shqipëri nga Turqia, vendet arabe, Italia, SHBA etj, u ngjajnë fiqve që nuk bëjnë zhurmë.

Nuk bëjnë zhurmë dhe as provokojnë thirrje patriotike apo për rreziqe permanente për integritetin e shqiptarëve, paratë që vijnë nga organizata terroriste, ato që financojnë ekstremizmin fetar, armiqësinë me fqinjët etj. Në Shqipëri përbën sekret publik financimi i mediave të njohura në vend, i politikaneve, i ministrave, i universiteteve private, i sekteve fetare nga shtete të ndryshme apo dhe nga organizata të dyshimta dhe ato gëzojnë paprekshmeri absolute dhe respekt maksimal. Dëgjohen prej tyre teza dhe thirrje që venë në dyshim fondamentin e historisë së popullit shqiptar dhe po këto klane i kanë kardashë e vëllamër!

Së treti, zhurma nacionaliste në Shqipëri për financimet greke të kësaj forme, nuk duhet lidhur me publikimin e këtij fakti, pasi në një menyrë apo një tjetër përbën, thamë, fenomen të njohur. Publikimi në përgjithësi (pa emra konkretë) i këtyre financimeve ishte pasojë e demokracisë pa kufi që manifestohet shpesh në Greqi, e cila kurrsesi nuk mund të justifikojë luftën dhe përplasjet e brendshme në qeverinë greke. Fakti që u publikuan financimet që lidhen me dy fronte të angazhimeve më të mëdha personale të ish ministrit të Jashtëm (Shqipërisë dhe ish R J të Maqedonisë) të konsideruara për të të suksesshme, e vërteton këtë konkluzion.

Nga ana e vet zhurma patriotike në Shqipëri mirret kryesisht me faktin e publikimt në Greqi të këtyre të dhënave dhe jo me kërkesën për emrat apo subjektet konkrete përfituese dhe si u përdorën ato para. (Ashtu si në Greqi nuk bëhet fjalë se sa justifikuan qëllimin për të cilin u dhanë këto para, por mirren me faktin që pse u dhanë). Askund dhe prej askujt në Shqipëri nuk thuhet qoftë edhe një gjysëm fakt se si këto financime greke dëmtuan interesat e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. (Ndërkohë që ka me dhjetra fakte të tjera se si interesat e të tretëve e kanë marrë shpesh peng fatin e popullit shqiptar.)

Pra, mjegulla përbën mundësinë më të mirë për një zhurmë patriotike, sipas efektit të iluzionit optik dhe jo realitetit konkret. Vetpërmbajtja për të mos kërkuar apo publikuar emra konkretë, kuptohet, lidhet me faktin se një gjë e tillë do të shkaktonte një reaksion zinxhir pa kufi akuzash e kundërakuzash nga ku do të rezultonin fole të shumta të bëra pis nga financime të fshehta të vendeve dhe organizatave të ndryshme.

Së katërti, mjegulla për të cilën flasim ka edhe një qëllim tjetër më të rrezikshëm. Duke u nisur nga imazhi i krijuar në Shqipëri lidhur me fonde të fshehta, para të pista, para që ushqejnë krimin etj, dhe roli apo qëllimi i tyre, ata që e ushqejnë këtë retorikë, duan të justifikojnë ose t’i japin “një argument të fortë” nacionalizmit të tyre të identifikuar si antihelenizëm. Ata kërkojnë të abuzojnë me paqartësinë e opinionit publik shqiptar, ose të indokrinuar nga sistemi komunist, për të indentifikuar tani shtetin grek (dhe jo sillogjet apo organizatat ekstremiste) me idetë aneksioniste ndaj Shqipërisë sipas modelit hoxhist.

Së pesti, ata që bërtasin për financime të fshehta të huaja, ngatërrojnë qëllimisht destinacionin e këtyre financimeve greke me ato të burimeve të tjera. Siç pohojnë dhe vetë kundërshtuesit e financimeve “të fshehta” greke, qëllimi i tyre është përmirësimi i imazhit të Greqisë në Shqipëri. Kjo, aq sa është e vërtetë, aq është dhe e pranueshme dhe e ndershme. Ky pohim zbulon nga ana tjetër faktin se dikush po financon struktura të ndryshme në Shqipëri për të prishur imazhin e Greqisë këtu. Të tretë paguajnë si për të forcuar praninë e tyre të paqenë në Shqipëri, ashtu dhe për të mënjanuar dhe shkëputur marrëdhëniet diakronike kulturore midis dy popujve, shqiptarë dhe grekë.

Kush po e varfëron dhe po e prish identitetin e monumenenteve kulturore në jug të vendit? Paguajnë për mosarritje marrëdhëniesh të interesit strategjik midis dy vendeve, (flet qartë lufta epike e politizimit nacionalist për marrëveshjen e detit). Paguajnë që të mbahet në këmbë një histori e shtrembëruar midis dy popujve. Paguajnë që të pengojnë integrimin e emigranteve shqiptarë në shoqërinë greke, paguajnë që të mbahen në këmbë histori nacionaliste të paqena.

Në këtë ngatërresë të qëllimshme bërtitësit e financimeve të fshehta, nuk arrijnë të venë re (nuk i lenë, ndoshta se janë pjesë e tyre) përmasat e financimeve të “fshehta” të të tjerëve në krahasim me ato greke. Janë si bualli me milingonën. Dhe këtu qëndron paradoksi tjetër. Frika e buallit.

Së gjashti. Mendoj se një e drejtë që u takon kritikuesve në Greqi të përdorimit të fondeve të fshehta të Ministrisë së Puneve të Jashtme të Greqisë, është fakti i efektivitetit të tyre në Shqipëri. Ka abuzim dhe korrupsion, apo frikë dhe ngurim përballë antihelenizmit ekstrem në media dhe opinion publik të kultivuar nga ata që bërtasin për fonde nga kanale të fshehta?

Eshtë një fakt që flet shumë. Imazhi i Greqisë dhe i helenizmit në sistemin mediatik, bibliografik dhe të rrjeteve sociale, në mos është me shpatulla për muri, është i mënjanuar, ndërkohë që ka një imazh tjetër, atë që ngrenë përditë kontaktet dhe marrëdhëniet e sotme njerëzore dhe historia midis dy popujve.

Çfarë do të ndodhte nëse shtohen në këto struktura edhe kondaktet në muzikë, në arte, në letërsi, midis dy popujve. Përse nuk përkrahen iniciatorët në këtë drejtim nga të dy anët? Çfarë do të ndodhte nëse do të kishim më shumë informacion pozitiv nga Greqia, në të cilën banon një e treta e popullsisë aktive të Shqipërisë? A nuk do të ishte kjo një mundësi për integrimin e tyre më të mirë në shqoqërinë greke dhe një mundësi me shumë për të ruajtur identitetin e tyre atje?

Nëse pranohet psh akuza se kisha ortodokse shqiptare financohet edhe nga Greqia, a nuk duhet duhet falenderuar populli grek se kontribuon për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së kësaj kishe që nga themelet, si kishë e re ortodokse shqiptare, ndërkohë që trashëgimia fetare ortodokse në vend, që mban vulën greke, lejohet të shkatërrohet?

Përse nuk mbahet i njëjti qëndrim armiqësor edhe ndaj investimit të Ankarasë për xhaminë më të madhe në Ballkan në qëndër të Tiranës, apo për qindra xhami të tjera anëkand vendit, apo për investimet e Vatikanit për kishën katolike?



10 Comments

  1. e kam komentin drejtperdrejt me analistin ,zoteri fol drejt ose hesht, historin e njohim te gjith politikat i njohim me mire dhe raliteti flet vet,ska nevoje per komente, as deshmitar tashme faktet po lillin fijet e ideve dhe qellimeve nje shekullore kunder shqiptareveqofte te evropianeve ruseve serbeve grekerve malazezeve maqedonasve bullgareve ,qe lillem me optimin etnik ,dhe asimilimi shqiptare ne gjitha format,kata natyrisht kanshfrytezuar minoritetet agjenturat duke blere e paguar gazetare analist e me thelle si i pohojne dhe vet grekerit, per nje shekull saqe arriten per nje rioptim te ri,nese i len kush,ndersa ajo qe dordollis analisti per finanime,te botes arabe ,ato jan finanime per fe te pastra per perhapjen e te vertetes keta nuk jane agjentura dhe as terrorizem ,te drejten per veten miren bukren paqen e deshiron do banore i tokes e per kete therrasin muslimanet per gjth cfar shipirti juaj ju deshiron por ju keshillojne qe gjymtyret tuaja ti largoni nga veprimi i ndaluar qe te arrini far ndieni ne shpirte te mire thjeshte e bejne si bamirsi por ju nuk njihni bamirsin dhe mendoni se te gjith jan si ju,ju akoma muslimanet i quani terroris nderkoh qe tjere po bejne terror dhe nuk i zini me goje,keshtu qe gjerat mos i beni bashke per te thene se finanimet greke serbe nuk jane dicka e malle se financime interesi bejne te gjith kjo sipas jush nenkupton padrejtesin sistem jete ndersa padrejtesia korrupsioni luftohet me ligj kudo,ne shqiperi po ngrihet veting per padrejtesin ,atehere vetingu te ngrihet ne rang global ,se nuk qenka vetem shqiperia per veting ,vetingu eshte kunder te padrejteve ,ne shohim qe padrejtesia po behet sistem jete dhe te drejtat njerzore po zhvaten ne do pikpamje ,mos valle fjala veting eshte per te asimiluar kundershtaret e sistemit padrejtesise te te forteve te ilet lazin me ne per 1 shekull ,tashme askush se han sapunin per djath se sefundemi e zbuloj shija faktet ,te verteten nuk mund ta rrezoni kaq lehte se ka fakte burim,nese deshironi te analizoni analizoni dhe flisni te verteten jo ne emer te saje ,sipas interesit se everteta zgjat pafundesisht kurse interesi eshte i lillur me kohen masen mallesin ,dhe mundesit nuk ka jetgjatesi eshte afatshkurter,nje dit kush perpiqet ta fshehin zhdukin anashkalojne te verteten per para zotit nuk anashkalohet pa llogari,pergjegjsi,me respekt i nderuar

  2. SI U KORRUPTUA MEDIA DHE POLITIKA NE SHQIPERI NGA GREQIA ME MOTON:
    “Δωροδοκώ και Kυβερνώ”
    “KORRUPTO dhe SUNDO”

    Financimet e fundit te publikuara nga vete qeveria greke te mediave ne Shqiperi nga spiunazhi grek jane vetem nje pike ne oqeanin korrupsionit te organizuar qe financon dhe organizon spiunazhi grek ne Shqiperi qe nga viti 1991 me moton: “Δωροδοκώ και Kυβερνώ” (“KORRUPTO dhe SUNDO”).
    Kjo moto ka pasur si qellim te fundit nenshtrimin ekonomik dhe politik te Shqiperise nga Greqia. Po paraqesim mjetet me te cilat Greqia i ka korruptuar me fort qeverite shqiptare:
    *cigaret, *ushqimi dhe *mediat.
    Konkretish qe ne fillim te viteve ’90 fokusi i ketij agresioni grek qe falimentimi i njesive prodhuese strategjike te Shqiperise. Brenda pak vitesh Greqia arriti te falimetoje krejtesisht prodhimin bujqesor te duhanit (28 mije ton ne vit, zeri numer 2 i eksportit, pas kromit), qe qe punedhenesi me i madh ne Shqiperi deri me 1990-en. Kete e arriti nepermjet dy firmave greke KAVEX dhe MIHAILIDIS. Keto dy firma arriten qe te korruptonin zyrtaret shqiptare te kohes dhe privatizuan me shume pak leke, vetem me vleren e tullave ndermarrjet e grumbullimit te duhanit – nyjet me nevralgjike te ciklit bijqesoro-industrial te prodhimit te duhan-cigareve. Ky korrupsion u be i mundur nga vete ish-punonjes te ndermarrjeve te tregtise se jashtme, ku me e spikatura qe Vilma Nushi, nje ish drejtuese e Agroeksportit, qe u be ortake me firmen KAVEX (KOSTAS GLEOUDIS) – Selanik, firme me te cilen shteti shqiptar kishte pasur marrdheni qe ne vitet ’80 per eksport dhe kontrabande duhani.
    Me “privatizimin” e 3 ndermarrjeve te grumbullimit te duhanit ne Elbasan, Fier dhe Berat, firmat greke automatikisht nderprene ciklin e furnizimit me duhan te fabrikave te cigareve te Durresit, Gjirokastres dhe Shkodres, duke falimentuar brenda vitit industrine e prodhimit te cigareve (8 mije ton ne vit). Kete boshllek te tregut firmat greke e mbushen me cigare greke “KARELIA”, “COOPER”, “PAPASTRATOS”, etj dhe shume pak “Phillip Morris”.
    Efekti kolateral i renies se prodhimit te duhan cigareve, qe papunesia dhe emigrimi i me mijera vete i popullates nga zonat e kultivimit te duhanit dhe prodhimit te cigareve.
    Kjo qe goditja e pare e madhe ekonomike e Greqise ndaj Shqiperise. Brenda 2 – 3 viteve zhduku prodhimin e duhanit, qe qe zeri numer 1 ne bujqesine Shqiptare dhe falimentoi industrine e prodhimit te cigareve, duke ja lene rreth 100% tregun shqiptar cigareve greke. Kjo situate nuk ka ndyshuar as sot. Shqiperia nga eksportuese e madhe e duhaneve gjysemorjentale dhe prodhuese e cigareve cilesore si WINSTON (kontrabande), sot nuk prodhon duhane dhe vetem konsumon cigare te huaja.
    Importimi dhe kontrabandimi i cigareve greke qe nga viti 1991 deri me sot ka qene nje nga instrumentat decisive te korruptimit te politikes shqiptare. Ky eshte nje dem mbi 500 milione euro ne vit per ekonomine shqiptare ose nje dem mbi 12 miliarde euro qe nga fillimi i ketij agresioni ekonomik grek.
    Konkretisht:
    Importuesi i cigareve “KARELIA” – ANONIME KAKAVIJE (VASIL NACI) ka, qe ne vitin 1991 deri me sot, vendin e pare te korruptimit te sistemit politik. Vendin e pare ne tregun e cigareve e arriti ne vitin 1998, kur kryeminister u be BASHKIM FINO, i cili qe kur qe kryebashkiak i Gjirokastres kontrabandonte cigaret “PINE TREE”. BASHKIM FINO e vuri ekskluzivisht doganen e Kakavijes vetem ne funksion te cigareve “KARELIA” dhe de-facto qe dhe eshte ende ortak i heshtur tek ANONIME KAKAVIJE dhe AGNA GROUP.
    Cigaret e tjera greke i sillnin importues greke (ILIA DHIMA) dhe shqiptare nga Lazarati, Tepelena dhe Fieri. Duhet permendur qe mbeshtetjen me te madhe kriminale keta e kishin nga GJOLEK MALAJ nga Tepelena si dhe mbeshtetjen politike e kishin nga GRAMOZ RUCI, i cili gjate trazirave te vitit 1998 u strehua ne Athine pikerisht ne shtepine e kontrabandistit grek ILIA DHIMA.
    Pas viteve 2000 pesha e cigareve greke ra si element korruptiv, pasi ne tregun shqiptar u futen marka me te mira cigaresh te “Phillip Morris”, “British American Tobacco” dhe “Japan Tobacco Int’l”. Por nga cigaret greke ende ne vend te pare ne shitje eshte cigarja “KARELIA”, evazori me i madh fiskal ne Shqiperi. Megjithese dihej publikisht qe VASIL NACI qe ortak i fshehte me BASHKIM FINON, kjo nuk e ndaloi ministrin e financave ‘demokrat’ RIDVAN BODE, qe te ndante me pare me VASIL NACIN ne vitin 2005 ‘sekretin’ qe do te rritej aksisa e cigareve. Brenda nje muaji para se te behej publike rritja e aksizes, VASIL NACI importoi mbi 20 milione euro cigare me aksizen e vjeter. Ne se dogana shqiptare do te kuadronte faturat e cigareve me doganat greke do te dilte nje evazion fiskal vetem i firmave te VASIL NACIT & Co ne mbi 2 miliarde euro.
    VASIL NACI ka pasur qe ne vitin 1991 nje mbeshtjetje politike shteterore nga qeveria dhe politika greke. Ai ka marre graden kolonel i sherbimit sekret grek ne vitin 2003. Mbeshtejen me te forte politike e ka pasur nga ish sekretari i pergjithshem i PASOK, ish minister disa here AKIS TSOCHATZOPOULOS (sot ne burg per korrupsion), i cili ishte mbeshtetes politik dhe perfitues ekonomik ne te njejten kohe nga VASIL NACI. TSOCHATZOPOULOS qe aq operativ sa i mundesoi VASIL NACIT te merrte perfqesine per Shqiperine te po thuajse cdo prodhuesi grek qe kishte mallra per Shqiperine. Kjo beri qe VASIL NACI me 2 kompanite e tij ANONIME KAKAVIJE dhe AGNA te monopolizinte pothuajse gjithe eksportet agroushqimore te Greqise drejt Shqiperise. Bile TSOCHATZOPOULOS qe aq agresiv ne favorizimin e VASIL NACIT, sa tregtare te shumte greke tregojne historira kercenimesh nga TSOCHATZOPOULOS, si rasti i ish perfaqesuesit te NESTLE (NESTLE HELLAS) per Shqiperine TANISKIDIS, te cilin e detyroi qe t’ja “shiste” VASIL NACIT eksluzivitetin per Shqiperine.
    Ne kete menyre VASIL NACI krijoi monopolin me te madh agroushqimor ne Shqiperi, 90% me mallra greke, dhe me nje norme fitimi te larte mbi 30% ne vit. Pas cigareve evazionin me te larte fiskal VASIL NACI e ben me pijet alkoholike, ku vendin e pare e zene birrat AMSTEL dhe HEINEKEN, qe ka vene ne veshtiresi edhe prodhuesit vendas.
    Duke pasur monopolin me te fuqishem ne ekonomine shqiptare VASIL NACI ka arritur te ndertoje nje rrjet shume kapilar korrupsioni, qe shtrihet qe nga ministra, kryebashkiake e deri ne taksidaret e thjeshte dhe ne sistemin e drejtesise.
    Ky monopol eshte reklamuesi me i madh ne mediat shqipare. Kjo ben qe mediat ta kene absolutisht te pamundur te paraqesin lajme kunder interesave te VASIL NACIT. Ai eshte sponsor kryesor i cdo fushate elektorale te Partive kryesore politike ne 20 vitet e fundit dhe mik i shume politikaneve nga e majta ne te djathte. Ai ka udhetuar disa here jashte vendit me EDI RAMEN, FATMIR MEDIUN, etj.
    VASIL NACI ka 100% monopolin mediatik te reklamave te rrugeve outdoor nepermjet firmave te tij ose te motres se tij: ALBARTEX, PLATES dhe IRIS. Me kete monopol mediatik ai sponsorizon gratis cdo fushate elektorale, duke shkelur Ligjin Zgjedhor dhe duke shkembyer favore me politikane te ndryshem. Firmat e tij te reklamave te rruges zoterojne mbi 2500 cope billborde dhe bejne nje evasion fiskal mbi 5 milione euro ne vit ne taksa dhe tarifa reklamash, te cilat duhej t’i perfitonin bashkite dhe komunat. Pikerisht me keto para te taksave dhe tarifave te reklamave VASIL NACI ka korruptuar kryebashkiaket dhe drejtoret e tatim taksave te bashkive kryesore ne vend, te cilet en-block ja ruajne monopolin ne kete treg, por edhe e favorizojne ne distribucionin e pijeve dhe cigareve. Nga ana tjeter VASIL NACI eshte dhe sponsor kryesor i veprimtarive dhe eventeve qe organizojne keta kryebashkiake. Per te ruajtur keto monopole tregtare e mediatike VASIL NACI paguan rregullisht edhe disa grupe kriminale. Te dhena shume te detajuara per kete do te dorezohen me fillimin e punes se “SPAK – Struktures se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Te dhena te sakta per kete evasion do te publikohen me vone.
    Pra korruptuesi numer 1 i mediave dhe politikes shqiptare ne Shqiperi ne favor te Greqise eshte VASIL NACI me pseudonimin “ΣΠΟΥΡΓΙΤΗΣ-TUMCAKU” me graden kolonel i “ΕΥΠ – Εθνική Υπηρεσία Πληροφοριών” (National Intelligence Service of Greece).
    Bile nje nga mjetet qe perdor ne veprimtarine e tij te spinazhit ne favor te Greqise eshte dhe hoteli i tij “PLAZA” ne qender te Tiranes, i cili survejon ilegalisht dhe dokumenton per arsye spinazhi dhe shantazhi shume vizitore te tij, por kryesisht politikane, gazetare dhe diplomate. Nje rast te tille e vuri ne dukje edhe SALI BERISHA dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo ka dale disa here ne media, por organet shqiptare duke qene te paafta dhe te kapura, nuk veprojne.
    Korruptuesit numer 2 te mediave ne Shqiperi jane 5 agjensi publicitare greke: UNLIMITED MEDIA, LE SPOT, OPTIMUM MEDIA, OGILVY, ASHLEY & HOLMES ALBANIA, te cilat kane pronar real njeriun me te fuqishem te reklamave ne Greqi, MAKIS SERIATOS (shume i afert me sherbimet sekrete greke), i cili ka menaxher real ne Shqiperi THEODHORI CAMIN. Ne QKR jane te regjistruara ne pergjithesi me pronare anonime (de-facto punonjes shqiptare). Jane ndare ne 5 agjensi per arsye strategjie, pasi kane perfaqesi per Shqiperine 5 agjensi te medha nderkombetare konkurente me njera-tjren dhe kane klient 2 operatore celulare, po konkurent me njeri-tjetrin. Keto 5 agjensi kane menaxhuar 100% te buxheteve te VODAFONE dhe AMC/TELEKOM, si dhe te bankave greke. Keto 5 agjensi menaxhojne mbi 2/3 e buxheteve te agjensive te reklamave ne Shqiperi. Bile as agjensia publicitare e kunantit te LULZIM BASHES – LANDMARK COMMUNICATIONS dhe agjensia publicitare e vellait te ERION VELISE – GOGEL, me gjithe mbeshtetjen politike respektive nuk kane arritur t’i lekundin nga tregu. Perkundrazi partite politike dhe politikane shqiptare jane ne listen e klienteve dhe perfituesve te ketyre agjensive te reklamave greke. Keto agjensi realisht 30% te buxheteve te tyre i harxhojne per te blere reklama per klientat e tyre. Pjesen me te madhe e ndajne si bakshish me drejtuesit e kompanive, qe i kane kliente dhe nje pjese te rendesishme e perdorin ne zerin per korruptimin politik dhe mediatik. Po te auditohen seriozisht keto kompani, kane cdo vit me miliona euro fatura dhe pagesa per sherbime fiktive, te gjitha perdoren per te korruptuar politikane dhe media ne Shqiperi.
    Dhe nje pjese e rendesishme e fondeve te sherbimit sekret grek per te korruptuar media dhe politikane ne Shqiperi jane kanalizuar dhe kamufluar nepermjet ketyre 5 agjensive publicitare dhe AGNA Group. Cdo aktivitet qe ben Ambasada Greke ne Tirane ose Kisha Ortodokse “sponsor” eshte AGNA Group.
    AGNA Group dhe 5 agjensite publicitare greke kontrollojne mbi 80% te buxheteve te mediave ne Shqiperi. Per te ndjekur fillin e korruptimit rruga me e sakte eshte te ndjekesh kush paguan dhe se ku shok leku. Pra mediat ne Shqiperi jane te kontrolluara dhe te korruptuara nga Greqia. Per rrjedhoje edhe politika shqiptare.

    Fatkeqesisht Shqiperia nuk i ka, i ka ta paafta ose i ka te korruptara institucionet qe mund t’I bejne balle ketij agresioni ekonomik grek.

    “Për momentin “TRUMCAKU” ka vene poshtë “Shqiponjën”
    “Προς το παρόν το “Σπουργίτι” έχει βάλει κάτω το “Αετός””

  3. Cfar ndoll ,kur del ne shesh e verteta ,e thot dot njeri,nuk jan vetem bemat greke ,jan bemat e ghitheve qe nga dita qe u C optuan shqiptaret ,por tani po perjetojne fundin duke arritur Cmimin e padrejtesise,do zhvillohen disa ngjarje qe do ti fundosin ,keta te padrejte historik,pamangeshem kombi shqiptare do ringrihet me shum dhe me i fuqishem se keto kombe barbaredhe shum shpejt ,valle mendoni se krijuesi gjithesise shperblen te padrejtit per barbarit qe bejne ,me keq se derrat,dhe ndeshkon te pafajshmit jo zoterinje ,jeta eshte sprove ,ku sejCili terheq pas me veprimet e veta Cmimin e asaj Cfar vepron

  4. Ne te vertete greket kane interes ta mbajne mire me shqiptaret…ata korren nje fitore historike me Maqedonine duke i mbyllur rrugen nacionalizmit shqiptar per pretendimet e ketij te fundit per ” Shqiperi natyrore”.
    Duke qene se me turqit problemet Greqia nuk i zgjidh dot prej vitesh ,nuk do trazira me fqinjet e tjere ,duke mos harruar perfitimet ekonomike qe ka ky shtet nga mardheniet e mira ne rajon…
    Sa per shqiptaret ,Greqia i njeh mire bëmat e tyre ne periudhen Osmane,krime te panumerta dhe urrejtje ndaj popullsise ortodokse…megjithate keta shqiptare Greqia i ka ndihmuar gjate peruidhave me vone..kurse paradoksalisht edhe shqiptaret barkthare te 1991 qe shkuan ne Greqi i urrenin dhe tallnin greket,nisur nga kompleksi osman antigrek ne mendjen e seicilit prej nesh…
    Nuk ka kuptim qe sot kur Greqia kaloi nje krize te rende ekonomike ndersa Shqiperia sa vete thellon krizen te krahasohesh me greket..
    Nuk mburresh dot gjithmone me forcen ushtarake te Turqise,force kjo qe ka shume mundesi te ridimensionohet edhe pse Erdogan blen S400 apo avione amerikane ..
    Shkurt, nacionalizmi yne ne keto raste eshte fals,bazuar mbi vetedijen tone osmane dhe qesharak bazuar ne resurset e shtetit shqiptar…
    Sa per KOASH mendoj se eshte krijese artificiale e politikes, ortodokset e Shqiperise jane bazuar perhere ne Kishen Greke…

  5. rrella e egos njerzore, dhe domosdoshmerit,njerzit e fuqishem vazhdimish kan projektuar ,idet e tyre per te orientuar ralitete,sipas interesit por dhe me i fuqishmi mbi siperfaqen e tokes per gjate historise njerzore ka deshtuar,nuk ja ka arritur,vall perse ndoll ,ndolle sepse ,raliteti qe kerkojne ,te fuqishmit ne rralle ,me ralitetin e krijimit te mundesive,jan te ndryshem,,e duke mos qene krijues zgjilljesh keta te fuqishem per deshirat qe kan ,mbeten deshtake te njepasnjeshem ,me kostot e cmimit qe padrejtesia ka,keta kan harruar qe ,mundesite per gjithka si zgjillje per deshirat qe kan ,ne burim te funksionit ,normal nuk varen tek padrejtesia korrupsioni spiunazhi fora teknologjia ,e do e keqe qe ka sistemi padrejtesise qe njerzit i fute ne rruge problemesh pa zgjillje ,por zgjilljen suksesin ,deshirat njerzore,e kan vetem permes te vertetes te drejtes hakut ,vetem sipas kuranit dhe synetit i cili eshte universi ne forme te shkruajtur,ju nuk mund te orientoni ralitet sipas deshires,qofte dhe me i fuqishmi mbi siperfaqen e tokes ,sepse raliteti eshte i krijuar nga krijuesi i gjithesise me fjale dhe vepra krijesa dhe ullzim ,ku nese krijesat zgjellin te verteten punojne sipas ullzimit zotit ato shperblehen dhe shpetojne ne dy botet dhe nese veprojne sipas egos tyre ato ndeshkohen dhe ne dy botet,mjafton ,te meditoni dhe bindeni,zgjellja eshte e juaja ,qe sejili te bindet se cfar e pret tek zoti botnave,ne dy botet,,ne fakt sejcili per veten e vet deshiron te drejten hakun paqen sigurin lumturin begatine ,ndersa tjereve ju ben padrejtesi,betohen ne ate ne doren e te cilit ndollet shpirti im dhe gjith njerzise ,kushdo qe per vete don te miren ndersa tjetrit i ben te keqen nuk do ti dalin shpirti pa arritur prekur dhe shijuar mimin e asaj qe vepron qe zoti mallerishem ka percaktuar per te se kur dhe si e din vetem zoti por qe ndeshkon te padrejtet zoti mallerishem ka llene garani ashtu sic ka llene garanci per shperblimin e veprave te mira ,apo funksionin e jetes qe jeta po funksionon ,zoti mallerishem nuk genjen ,mos u zhgenjeni,,sot eshte dita te bindeni dhe largoheni nga padrejtesia se ne diten e gjykimit eshte gjykimi ,i drejte i zotit ,sot i keni mundesit ,largohuni nga padrejtesia kthehuni te vertetes mos u zhgenjeni per pak gje te kesaj bote qe nuk eshte asgje ne krahasim me perjetesin

  6. LAPSI QE I JEP HAPESIRE NJE QELNESIRE SI PANAJOT SHKERDHATA DUKET QE PASKA MARRE FONDE NGA GREQIA PER TE MBROJTUR INTERESAT GREKE OSE ME SAKTE TEBUSHE XHEPAT ME TRADHETI E NUK ESHTE GJE E RE PWR SHQIPATRET
    GREKU KURRE KURRE SDO JET MIK I POPULLIT SHQIPTAR
    ZULLUMET E TYRE EUHET TJU KTHEHEN BUMERANG PO QSHTU EDHE TRADHETAREVE TE LAPSIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *