• |
ide | kryesore

Elbasani zgjohet në flakë, shkrumbohen disa makina në një servis

Lajme, Të fundit



Elbasani është zgjuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm pasi një servis me makina është djegur thuajse totalisht.

Policia deklaron se gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autookej” të automjeteve, është në pronësi të shtetasit Elton Kila (Kastriot), ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete. Mësohet se pronari i servisit dhe pikës së shitjes është me precedentë penalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Po kështu pritet marrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit apo autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *