• |
ide | kryesore

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Lajme, Të fundit



Drejtori i ri Policisë së Burgjeve do të jetë Bardhyl Kaçorri. Emrin e bëri publik ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi me drejtorët e burgjeve, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Duke nisur nga sot, Bardhyl Kaçori, me eksperiencë dhe ka pasur poste të larta drejtuese.”, tha Gjonaj.

Kaçorri zëvendëson Enrik Sulejmanin, i cili u shkarkua dy javë më parë pasi nuk arriti të shoqëronte Ervis Martinin nga spitali privat drejt spitalit të burgut, duke mos respektuar kështu detyrimin ligjor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *