• |
ide | kryesore

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit në Turqi ishte e planifikuar

Planet



Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ekzistojnë dëshmi të forta se vrasja Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll ishte e planifikuar,

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e vendit, Erdogan tha se vrasja e gazetarit saudit erdhi si pasojë e një operacioni të planifikuar paraprakisht dhe jo nga një incident.

Jamal Khashoggi/ Çfarë fsheh afera e vrasjes së gazetarit saudit? 

Ai shtoi se hetimi turk mbi Jamal vazhdon.

Presidenti lavdëroi mediat turke dhe ndërkombëtare për presionin e ushtruar mbi Rijadin lidhur me çështjen, duke thënë se e detyruan Arabinë Saudite të lejonte një hetim tërësor brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë fillimisht pohuan me forcë se Khashoggi ishte larguar nga konsullata.

Por më vonë ndryshuan versionin e ngjarjeve pas një hetimi të brendshëm dhe raportuan se gazetari vdiq si rezultat i një përplasje fizike brenda misionit diplomatik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *