• |
ide | kryesore

Flamurtari/ As merkato e as Kale, ja kë pret tekniku Daja për të bërë kthesën

Sport



Fitore pa shkëlqim ajo e Flamurtarit kundër Tiranës e pranuar me sinqeritet edhe nga tekniku Ilir Daja, që në këtë moment të kampionatit shqetësohet vetëm për tre pikët. “Luajtëm një ndeshje të dobët, nën ritëm, por për fat fituam – tha Daja. Në këtë moment duhet rezultati, pak rëndësi kishte si luajtëm”.

Në fakt, vlonjatët e panë veten të rrëzoheshin në hierarkinë e kampionatit, me një seri rezultatesh negative, ndoshta me një farë kondicionimi prej mungesave, por në vija të menduara mirë individë të caktuar nuk kanë bërë performancat e menduara nga kuqezinjtë, duke lënë në baltë teknikun.

“Pres dy lojtarë që të fillojnë të bëjnë lojën që duhet, të rriten në perfomancën e tyre, ashtu si mund ta bëjnë – shpjegoi Daja. Duhet të kuptojnë përgjegjësinë e fanellës që mbajnë veshur. Pres që lojtarët që kam në grup të luajnë si të tillë”.

Ndaj as merkato dhe as Kale – tekniku e kishte menduar Flamurtarin e tij me këta lojtarë e nëse nuk ndodhet aty ku duhej, faji tani dihet ku peshon.

Sigurisht një prej të akuzuarve, direkt e indirekt është Danilo Alves. Braziliani ishte vërtetë autori i golit vendimtar kundër Tiranës, por edhe lojtari më i dobët në fushë: gjithnjë jashtë aksioneve dhe asnjëherë në konkluzion. “Ishte një ndeshje në të cilën nuk bëri asgjë nga ato që duhej, me përjashtim që me veprimet e tij na bëri të mbanim më tepër topin, në momentet që kishim nevojë për këtë gjë”.

Për 27 vjecarin, i rikthyer në Vlorë si shpëtimtar, kritikat e teknikut kanë ardhur në disa raste, por nuk është se ka bërë diferencën që pritej edhe Torassa, sa për të përmendur dy nga lojtarët prej të cilëve Daja priste të bënin diferencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *