• |
ide | kryesore

Gigi dhe Kendall edhe këtë vit në pasarelën e Victoria Secret

Paparazzi, Slider



Një nga shfaqet për të cilat jemi më të lumtur në fund të çdo viti është ai i pasarelës së “Victoria’s Secret”. Duket se Kendall Jenner dhe Gigi Hadid do të sfilojnë këtë vit dhe e mësuam pas një postimi të dizajnuesit të këpucëve, Brian Atwood.

Ai postoi dy foto gjatë fundjavës, një të Kendall dhe një të Gigi-t, të dyja duke sfiluar në pasarelën e “Victoria’s Secret”.

“Mezi pres të shoh këtë bukuri Kendall Jenner të krekoset mbi këpucët e mia, për shfaqjen e modës së ‘Victoria’s Secret’”, shkroi ai.

“Më pak se një muaj larg, le ta bëjmë këtë Gigi”, ishte mbishkrimi i fotos tjetër me modelen.

“Victoria’s Secret” duhet që të konfirmojë lajmin, ndërsa kujtojmë se Kendall dhe Gigi sfiluan për markën e të brendshmeve në 2016-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *