• |
ide | kryesore

Goditet organizata e trafikut të kokainës në Itali, dy shqiptarë në pranga (FOTO)

Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Dy 39-vjeçarë shqiptarë u arrestuan mëngjesin e sotëm në Padova të Italisë, si pjesëtarë të një grupi që merrej me trafik kokaine.

Sipas mediave lokale, në pranga kanë rënë Florian Naci dhe Artur Hysa. Ky i fundit kishte një rol prej protagonisti në grup. Ndërsa Naci, i njohur edhe si “Flori”, sipas hetuesve, është faktuar se ka qenë në shumë raste marrës i dozave të kokainës, të destinuara për tu shitur më pas te konsumatorët.

Me arrestimet e dy shqiptareve, numri i personave të vënë në pranga nga ky grup shkon në 6. Pjesëtarët e tjerë janë vënë në pranga më herët gjatë këtij viti. Hetimet e Prokurorisë së Padovas zbuluan se grupi blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine, që karakterizohej nga një pastërti e lartë e për pasojë e kërkuar shumë në tregun ilegal.

Baza e grupit ishte ishte një depo industriale në Monselice të Padovas.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *