• |
ide | kryesore

Gruaja e Will Smith rrëfen përse nuk donte të martohej

Paparazzi, Slider



Jada Pinkett Smith ka 20 vjet e martuar me aktorin, Will Smith dhe të dy shihen si shembull të një martese të lumtur.

Por aktorja zbuloi se ata kishin vështirësi në martesë në emisionin “Red Table Talk”, dhe pranoi se nuk ishte e lumtur pikërisht në ditën e dasmës së tyre në vitin 1997.

“E dija që nuk duhet të martohesha”, tha aktorja 47-vjeçare.

Jade ishte atëherë në muajin e tretë të shtatzënisë.

“Tremujori i parë i shtatzënisë ishte shumë i vështirë për mua. U mërzita që duhej të martoheshim, bërtisja gjithë kohën ndërsa isha duke ecur drejt altarit”, pranoi ajo.

“Unë kurrë nuk pajtohem me rregullat e përshkruara nga martesa … Thjesht nuk pajtohem me këto rregulla. Termi “grua” dhe i gjithë përkufizimi i një bashkëshorteje në martesë. Nuk jam ai person”, zbuloi ajo. Jade zbuloi se dasma ishte bërë vetëm për të kënaqur nënën e saj dhe se në fakt ajo dhe Smith dëshironin të martoheshin në mal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *