• |
ide | kryesore

Kledi Kadiu: Ju rrëfej puthjen më të bukur në skenë

Paparazzi, Slider



Dhe kjo është diçka që justifikohet, pasi shpesh prej performancave të tyre në skenë apo para kamerave duhet të shkëmbejnë aq shumë puthje për shkak të profesionit, sa e kanë të vështirë të kujtojnë ato më të mirat apo ato më pak të këndshmet.

Por duket se ky nuk ka qenë rasti i balerinit dhe koreografit të njohur Kledi Kadiu.

Në skenën e Dance With Me, moderatorja Alketa Vejsiu përfitoi nga rasti për të ngacmuar Kledin sa puthje të tilla ka shkëmbyer në karrierën e tij:

“Ehhh, tani numër s’mund të them, por shumë kanë qenë”, tha ai i vënë në siklet.

Megjithatë, Alketa këmbënguli për të zbuluar diçka më tepër duke e pyetur :

“Po me cilën je ndier me mirë nga ato?”

Edhe këtë herë, Kledi nuk deshi të përgjigjej, por kujtimi, me sa duket, iu shfaq menjëherë: “Laura, Laura Ciatti…”.

Laura Ciatti është pikërisht aktorja që ka luajtur së bashku me Kledin në rolin e tij protagonist si Benin ë filmin e producentëve italianë “Passo a due” në vitin 2005.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *