• |
ide | kryesore

Kryemadhi: PS është kthyer në sekt kriminal

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi deklaroi se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin.

Në një takim me të rinjtë e Vlorës, kryetarja e LSI-së tha se sot Partia Socialiste është kthyer në sekt kriminal.

“Çdo ditë dhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen të pakta. Historia sa ka nisur. Në këto vite që qeverisi Rama, instaloi krimin. Vetëm përballë të rinjve, përballë shpresës, nuk mund t’i bëjë dot rezistencë njeri. Kam besimin tek të rinjtë, dhe do besoj tek ata. Ne sot kemi një PS që është kthyer në sekt kriminal dhe nuk është vetëm parti.”, u shpreh Monika Kryemadhi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *